Sahihu i Buhariut — Hadithi 6093

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Mahbubi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Katadja, e ky nga Enesi. [t]: Halife më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë xhumaje, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ po ligjëronte në Medinë, një beduin u ngrit dhe tha: “Kohë të gjatë s'na ka rënë shi, andaj lute Zotin tënd të na çojë shi!” Pejgamberi ﷺ shikoi nga qielli, ndërkohë që asnjë re nuk shihej dhe u lut për shi. Si rrjedhojë, retë filluan të tuboheshin dhe pastaj ra aq shumë shi saqë lugjet e shtëpive të Medinës rridhnin pandërprerë. Shiu vazhdoi të binte deri në xhumanë vijuese. Edhe atë ditë, teksa Pejgamberi ﷺ ishte duke ligjëruar në hutbe, i njëjti beduin, ose një tjetër, u ngrit dhe tha: “U fundosëm, andaj lute Zotin tënd të na e largojë shiun tutje.” Pejgamberi ﷺ qeshi dhe tha dy-tri herë: “O Allah, çoje rreth nesh, e jo sipër nesh!” Në atë rast retë filluan të shpërndaheshin anash Medinës, majtas e djathtas. Rreth nesh binte shi, ndërsa mbi ne nuk binte asnjë pikë. Allahu ua bëri të qartë mrekullinë e Pejgamberit ﷺ dhe përgjigjen në lutjen e tij.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مَحْبُوبٍ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسٍ؛ [ح:] وَقَالَ لِي خَلِيفَةُ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ زُرَيْعٍ: حَدَّثَنَا سَعِيدٌ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَجُلاً جَاءَ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ يَوْمَ الْجُمُعَةِ وَهُوَ يَخْطُبُ بِالْمَدِينَةِ فَقَالَ: قَحَطَ الْمَطَرُ فَاسْتَسْقِ رَبَّكَ، فَنَظَرَ إِلَى السَّمَاءِ وَمَا نَرَى مِنْ سَحَابٍ، فَاسْتَسْقَى فَنَشَأَ السَّحَابُ بَعْضُهُ إِلَى بَعْضٍ، ثُمَّ مُطِرُوا حَتَّى سَالَتْ مَثَاعِبُ الْمَدِينَةِ، فَمَا زَالَتْ إِلَى الْجُمُعَةِ الْمُقْبِلَةِ مَا تُقْلِعُ، ثُمَّ قَامَ ذَلِكَ الرَّجُلُ أَوْ غَيْرُهُ وَالنَّبِيُّ ﷺ يَخْطُبُ فَقَالَ: غَرِقْنَا فَادْعُ رَبَّكَ يَحْبِسْهَا عَنَّا. فَضَحِكَ ثُمَّ قَالَ: "اللَّهُمَّ حَوَالَيْنَا وَلاَ عَلَيْنَا". مَرَّتَيْنِ أَوْ ثَلاَثًا. فَجَعَلَ السَّحَابُ يَتَصَدَّعُ عَنِ الْمَدِينَةِ يَمِينًا وَشِمَالاً، يُمْطَرُ مَا حَوَالَيْنَا، وَلاَ يُمْطَرُ فِيهَا شَىْءٌ، يُرِيهِمُ اللَّهُ كَرَامَةَ نَبِيِّهِ ﷺ وَإِجَابَةَ دَعْوَتِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6093