Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky e ka dëgjuar Shekikun se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, kur Pejgamberi ﷺ ndau plaçkën e luftës, siç bënte zakonisht, një burrë ensar tha: “Betohem në Allahun se me këtë ndarje nuk është synuar kënaqësia e Allahut.” Unë thashë: “Me të vërtetë, unë do t'i tregoj Pejgamberit ﷺ!” Kur shkova, e gjeta në mesin e një grupi sahabësh, andaj i tregova fshehurazi. Pejgamberit ﷺ i erdhi shumë rëndë, i ndërroi fytyra dhe u hidhërua aq shumë, saqë dëshirova të mos i kisha treguar fare, pastaj tha: “Musai është fyer edhe më rëndë se kaq, por ka duruar.”
حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصٍ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ قَالَ: سَمِعْتُ شَقِيقًا، يَقُولُ: قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: قَسَمَ النَّبِيُّ ﷺ قِسْمَةً كَبَعْضِ مَا كَانَ يَقْسِمُ، فَقَالَ رَجُلٌ مِنَ الأَنْصَارِ: وَاللَّهِ إِنَّهَا لَقِسْمَةٌ مَا أُرِيدَ بِهَا وَجْهُ اللَّهِ. قُلْتُ: أَمَّا أَنَا لأَقُولَنَّ لِلنَّبِيِّ ﷺ. فَأَتَيْتُهُ وَهُوَ فِي أَصْحَابِهِ فَسَارَرْتُهُ فَشَقَّ ذَلِكَ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ وَتَغَيَّرَ وَجْهُهُ وَغَضِبَ، حَتَّى وَدِدْتُ أَنِّي لَمْ أَكُنْ أَخْبَرْتُهُ ثُمَّ قَالَ: "قَدْ أُوذِيَ مُوسَى بِأَكْثَرَ مِنْ ذَلِكَ فَصَبَرَ".