Sahihu i Buhariut — Hadithi 6101

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Muslimi, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ bëri diçka me të cilën ua lehtësoi njerëzve një çështje, por disa hezituan të shfrytëzojnë këtë lehtësim. Kur mori vesh, Pejgamberi ﷺ u mbajti njerëzve një ligjërim ku, duke filluar me lavdërimin e Allahut, tha: “Çfarë kanë disa njerëz që hezitojnë të veprojnë një gjë të cilën unë e kam bërë?! Betohem në Allahun se unë jam më i dituri ndër ju për Allahun dhe më së shumti i druhem Atij!”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصٍ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ: حَدَّثَنَا مُسْلِمٌ، عَنْ مَسْرُوقٍ: قَالَتْ عَائِشَةُ: صَنَعَ النَّبِيُّ ﷺ شَيْئًا فَرَخَّصَ فِيهِ فَتَنَزَّهَ عَنْهُ قَوْمٌ فَبَلَغَ ذَلِكَ النَّبِيَّ ﷺ فَخَطَبَ فَحَمِدَ اللَّهَ ثُمَّ قَالَ: "مَا بَالُ أَقْوَامٍ يَتَنَزَّهُونَ عَنِ الشَّىْءِ أَصْنَعُهُ؟ فَوَاللَّهِ إِنِّي لأَعْلَمُهُمْ بِاللَّهِ وَأَشَدُّهُمْ لَهُ خَشْيَةً".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6101