{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6106",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6106",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6106",
  "text": "Muhamed ibn Abade na ka thënë: Na ka rrëfyer Jezidi, e këtij i ka rrëfyer Salimi, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Muadh ibn Xhebeli e falte namazin me Pejgamberin ﷺ, pastaj kthehej dhe i printe fisit të vet në namaz. Një natë, ai ua lexoi suren Bekare dhe, si pasojë, një burrë (nga xhemati) u shkëput prej namazit dhe u fal vetmas si shpejt. Kur Muadhit i erdhi ky lajm, tha: “Ai është hipokrit.” Kur mori vesh se ç'kishte thënë Muadhi, burri në fjalë shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, ne jemi njerëz që punojmë me duart tona dhe ujisim me devetë tona, ndërsa Muadhi na e fali namazin mbrëmë me suren Bekare, andaj unë dola anash (për t'u falur vetëm), ndërkohë ai pretendoi se unë jam hipokrit.” Pejgamberi ﷺ i tha tri herë: “O Muadh! A përçarës je ti? Lexoje suren Shems, suren Aëla ose diçka të ngjashme me to!”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Etika dhe mirësjellja",
    "position": 78,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/78/etika-dhe-miresjellja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6106",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Xhabir ibn Abdullah Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبَادَةَ: أَخْبَرَنَا يَزِيدُ: أَخْبَرَنَا سَلِيمٌ: حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ دِينَارٍ: حَدَّثَنَا جَابِرُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: أَنَّ مُعَاذَ بْنَ جَبَلٍ - رضى الله عنه - كَانَ يُصَلِّي مَعَ النَّبِيِّ ﷺ ثُمَّ يَأْتِي قَوْمَهُ فَيُصَلِّي بِهِمُ الصَّلاَةَ، فَقَرَأَ بِهِمُ الْبَقَرَةَ قَالَ: فَتَجَوَّزَ رَجُلٌ فَصَلَّى صَلاَةً خَفِيفَةً، فَبَلَغَ ذَلِكَ مُعَاذًا فَقَالَ: إِنَّهُ مُنَافِقٌ. فَبَلَغَ ذَلِكَ الرَّجُلَ، فَأَتَى النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّا قَوْمٌ نَعْمَلُ بِأَيْدِينَا، وَنَسْقِي بِنَوَاضِحِنَا، وَإِنَّ مُعَاذًا صَلَّى بِنَا الْبَارِحَةَ، فَقَرَأَ الْبَقَرَةَ فَتَجَوَّزْتُ، فَزَعَمَ أَنِّي مُنَافِقٌ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"يَا مُعَاذُ أَفَتَّانٌ أَنْتَ؟ - ثَلاَثًا ـ اقْرَأْ: ﴿وَالشَّمْسِ وَضُحَاهَا﴾ وَ ﴿سَبِّحِ اسْمَ رَبِّكَ الأَعْلَى﴾ وَنَحْوَهَا\".",
    "albanian": "Muhamed ibn Abade na ka thënë: Na ka rrëfyer Jezidi, e këtij i ka rrëfyer Salimi, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Muadh ibn Xhebeli e falte namazin me Pejgamberin ﷺ, pastaj kthehej dhe i printe fisit të vet në namaz. Një natë, ai ua lexoi suren Bekare dhe, si pasojë, një burrë (nga xhemati) u shkëput prej namazit dhe u fal vetmas si shpejt. Kur Muadhit i erdhi ky lajm, tha: “Ai është hipokrit.” Kur mori vesh se ç'kishte thënë Muadhi, burri në fjalë shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, ne jemi njerëz që punojmë me duart tona dhe ujisim me devetë tona, ndërsa Muadhi na e fali namazin mbrëmë me suren Bekare, andaj unë dola anash (për t'u falur vetëm), ndërkohë ai pretendoi se unë jam hipokrit.” Pejgamberi ﷺ i tha tri herë: “O Muadh! A përçarës je ti? Lexoje suren Shems, suren Aëla ose diçka të ngjashme me to!”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6106.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6106.json"
  }
}