Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Seleme, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ishte duke kaluar pranë një burri ensar, i cili po e qortonte vëllanë e vet për shkak të turpit, duke i thënë: “E sheh sa i turpshëm që je?!” - sikur donte t'i thoshte: “Sa e sa dëme që të ka sjellë ky turp!” I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Lëre, se turpi është pjesë e imanit.”
حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ أَبِي سَلَمَةَ: حَدَّثَنَا ابْنُ شِهَابٍ، عَنْ سَالِمٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: مَرَّ النَّبِيُّ ﷺ عَلَى رَجُلٍ وَهُوَ يُعَاتَبُ فِي الْحَيَاءِ يَقُولُ: إِنَّكَ لَتَسْتَحْيِي. - حَتَّى كَأَنَّهُ يَقُولُ: قَدْ أَضَرَّ بِكَ -. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "دَعْهُ، فَإِنَّ الْحَيَاءَ مِنَ الإِيمَانِ".