Sahihu i Buhariut — Hadithi 6122

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Muharib ibn Dithari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Besimtari i shëmbëllen një peme të njomë, gjethet e së cilës nuk bien e as shkunden.” Të pranishmit filluan t'i përmendin pemët e shkretëtirës, kurse unë për pak sa nuk thashë se fjala është për pemën e hurmës, mirëpo më vinte turp të flisja ngaqë isha djalosh i ri. Pejgamberi ﷺ më tutje tha: “Ajo është pema e hurmës.” Shuëbe transmeton nga Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ibn Omeri shton: “Kur i tregova Omerit (babait tim), tha: “Sikur të përgjigjeshe, do të ishte më e dashur për mua se sa e sa gjëra të tjera!”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا مُحَارِبُ بْنُ دِثَارٍ قَالَ: سَمِعْتُ ابْنَ عُمَرَ يَقُولُ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "مَثَلُ الْمُؤْمِنِ كَمَثَلِ شَجَرَةٍ خَضْرَاءَ، لاَ يَسْقُطُ وَرَقُهَا، وَلاَ يَتَحَاتُّ". فَقَالَ الْقَوْمُ: هِيَ شَجَرَةُ كَذَا. هِيَ شَجَرَةُ كَذَا، فَأَرَدْتُ أَنْ أَقُولَ: هِيَ النَّخْلَةُ. - وَأَنَا غُلاَمٌ شَابٌّ - فَاسْتَحْيَيْتُ، فَقَالَ: "هِيَ النَّخْلَةُ". وَعَنْ شُعْبَةَ: حَدَّثَنَا خُبَيْبُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ عَنْ حَفْصِ بْنِ عَاصِمٍ عَنِ ابْنِ عُمَرَ مِثْلَهُ. وَزَادَ: فَحَدَّثْتُ بِهِ عُمَرَ فَقَالَ لَوْ كُنْتَ قُلْتَهَا لَكَانَ أَحَبَّ إِلَىَّ مِنْ كَذَا وَكَذَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6122