Sahihu i Buhariut — Hadithi 6127

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Ebu Berze Eslemiu

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi se Ezrek ibn Kajsi tregon: “Teksa rrinim pranë një lumi në Ehvaz, uji i të cilit kishte shteruar, erdhi Ebu Berze Eslemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) hipur mbi një kalë. E lëshoi kalin tutje dhe filloi të falej. Ndërkohë, kali filloi të largohej. Ai e ndërpreu namazin dhe iu vu kalit pas derisa e zuri dhe e mori me vete. Pastaj u kthye dhe e përsëriti namazin. Në mesin tonë ishte edhe një burrë që dallohej me ide të prishura, i cili u drejtua nga njerëzit dhe u tha: “Pa shikojeni këtë plak: e ndërpreu namazin për shkak të një kali!” Atëherë Ebu Berze iu drejtua dhe i tha: “Nuk ka ndodhur që dikush të më qortojë qysh prej se jam ndarë prej të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Pastaj vazhdoi: “Vendbanimi im është larg që këtej, andaj, sikur të falesha dhe ta lija atë (të ikte), s'do të mbërrija te familja ime deri në mbrëmje.” Pastaj përmendi se e kishte shoqëruar Pejgamberin ﷺ dhe kishte parë lehtësimet e tij.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنِ الأَزْرَقِ بْنِ قَيْسٍ قَالَ: كُنَّا عَلَى شَاطِئِ نَهْرٍ بِالأَهْوَازِ قَدْ نَضَبَ عَنْهُ الْمَاءُ، فَجَاءَ أَبُو بَرْزَةَ الأَسْلَمِيُّ عَلَى فَرَسٍ، فَصَلَّى وَخَلَّى فَرَسَهُ، فَانْطَلَقَتِ الْفَرَسُ، فَتَرَكَ صَلاَتَهُ وَتَبِعَهَا حَتَّى أَدْرَكَهَا، فَأَخَذَهَا ثُمَّ جَاءَ فَقَضَى صَلاَتَهُ، وَفِينَا رَجُلٌ لَهُ رَأْىٌ، فَأَقْبَلَ يَقُولُ: انْظُرُوا إِلَى هَذَا الشَّيْخِ تَرَكَ صَلاَتَهُ مِنْ أَجْلِ فَرَسٍ. فَأَقْبَلَ فَقَالَ: مَا عَنَّفَنِي أَحَدٌ مُنْذُ فَارَقْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَقَالَ: إِنَّ مَنْزِلِي مُتَرَاخٍ فَلَوْ صَلَّيْتُ وَتَرَكْتُ لَمْ آتِ أَهْلِي إِلَى اللَّيْلِ. وَذَكَرَ أَنَّهُ صَحِبَ النَّبِيَّ ﷺ فَرَأَى مِنْ تَيْسِيرِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6127