Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga ibn Munkediri, e këtij i ka treguar Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë një burrë i kërkoi leje Pejgamberit ﷺ për të hyrë. Ai tha: “Lëreni të hyjë. Mjerë fisi për këtë bir!” - ose ka thënë: “Mjerë fisi për këtë vëlla!” - Por, kur hyri, Pejgamberi ﷺ i foli me fjalë të buta. Aishja i tha: “O i Dërguari i Allahut, për të the kështu e kështu, pastaj i fole me fjalë të buta!” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Oj Aishe! Personat më famëkëqij tek Allahu janë ata të cilët njerëzit i braktisin për t'u ruajtur nga poshtërsia e tyre.”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنِ ابْنِ الْمُنْكَدِرِ: حَدَّثَهُ عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ: أَنَّ عَائِشَةَ أَخْبَرَتْهُ. أَنَّهُ اسْتَأْذَنَ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ رَجُلٌ فَقَالَ: "ائْذَنُوا لَهُ فَبِئْسَ ابْنُ الْعَشِيرَةِ "- أَوْ بِئْسَ أَخُو - الْعَشِيرَةِ". فَلَمَّا دَخَلَ أَلاَنَ لَهُ الْكَلاَمَ. فَقُلْتُ لَهُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، قُلْتَ مَا قُلْتَ، ثُمَّ أَلَنْتَ لَهُ فِي الْقَوْلِ؟ فَقَالَ: "أَىْ عَائِشَةُ، إِنَّ شَرَّ النَّاسِ مَنْزِلَةً عِنْدَ اللَّهِ مَنْ تَرَكَهُ - أَوْ وَدَعَهُ - النَّاسُ اتِّقَاءَ فُحْشِهِ".