Sahihu i Buhariut — Hadithi 6132

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Misver ibn Mahremi

Shqip

Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Uleje, e këtij i ka rrëfyer Ejubi se Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë Pejgamberit ﷺ i dhuruan disa xhybe të mëndafshta të stolisura me ar, të cilat ua ndau shokëve të tij, ndërsa njërën prej tyre e veçoi për Mahremin. Kur ai erdhi, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Këtë e kam ruajtur për ty.” Ejubi (njëri prej transmetuesve) bëri me gjeste duke shprehur se rrobën ia kishte vënë përpara për ta shikuar, ndërkaq Mahremi kishte njëfarë vrazhdësie në personalitetin e tij. Hamad ibn Zejdi e transmeton nga Ejubi, - ndërkohë Hatim ibn Verdani thotë: “Na ka treguar Ejubi, - e ky nga Ibn Ebu Mulejke, e ky nga Misveri se ka thënë: “Pejgamberit ﷺ i erdhën disa xhybe të mëndafshta.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ الْوَهَّابِ: أَخْبَرَنَا ابْنُ عُلَيَّةَ: أَخْبَرَنَا أَيُّوبُ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ أُهْدِيَتْ لَهُ أَقْبِيَةٌ مِنْ دِيبَاجٍ مُزَرَّرَةٌ بِالذَّهَبِ، فَقَسَمَهَا فِي نَاسٍ مِنْ أَصْحَابِهِ وَعَزَلَ مِنْهَا وَاحِدًا لِمَخْرَمَةَ، فَلَمَّا جَاءَ قَالَ: "خَبَأْتُ هَذَا لَكَ". قَالَ أَيُّوبُ: بِثَوْبِهِ أَنَّهُ يُرِيهِ إِيَّاهُ، وَكَانَ فِي خُلُقِهِ شَىْءٌ. رَوَاهُ حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ عَنْ أَيُّوبَ وَقَالَ حَاتِمُ بْنُ وَرْدَانَ: حَدَّثَنَا أَيُّوبُ، عَنِ ابْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنِ الْمِسْوَرِ: قَدِمَتْ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ أَقْبِيَةٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6132