{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6139",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6139",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6139",
  "text": "Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Xhafer ibn Avniu, e këtij i ka treguar Ebu Umejsi, e ky nga Avni ibn Ebu Xhuhajfe se Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ e pati vëllazëruar Selmanin me Ebu Derdain.” Një ditë, Selmani e vizitoi Ebu Derdain, e në atë rast e pa Umu Derdain (gruan e Ebu Derdait) me veshje të punëve (të shtëpisë), andaj i tha: - Çfarë ke kështu? - Vëllai yt, Ebu Derdai, nuk ka nevojë për dynjanë, - i tha ajo. Kur erdhi Ebu Derdai, ia përgatiti ushqimin dhe i tha Selmanit: - Ha, se unë jam agjërueshëm. - Unë nuk ha pa ngrënë edhe ti, - ia ktheu Selmani. Kështu, hëngri edhe ai. Kur u bë nata, Ebu Derdai donte të ngrihej për t'u falur, por Selmani i tha: “Fli!” Ai fjeti. Më vonë, sërish donte të ngrihej, por përsëri ai i tha: “Fli!” E, kur u bë pjesa e fundit e natës, Selmani i tha: “Zgjohu tani! - dhe u falën të dy.” Atëherë Selmani i tha: “Ndaj Zotit tënd ke hak (detyrim), ndaj vetes sate ke hak, ndaj familjes sate ke hak, andaj çdokujt jepja hakun e vet.” Ebu Derdai shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi për këtë, e në atë rast Pejgamberi ﷺ i tha: “Selmani e ka thënë të vërtetën.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Etika dhe mirësjellja",
    "position": 78,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/78/etika-dhe-miresjellja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6139",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Avni ibn Ebu Xhuhajfe"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا جَعْفَرُ بْنُ عَوْنٍ: حَدَّثَنَا أَبُو الْعُمَيْسِ، عَنْ عَوْنِ بْنِ أَبِي جُحَيْفَةَ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: آخَى النَّبِيُّ ﷺ بَيْنَ سَلْمَانَ وَأَبِي الدَّرْدَاءِ. فَزَارَ سَلْمَانُ أَبَا الدَّرْدَاءِ فَرَأَى أُمَّ الدَّرْدَاءِ مُتَبَذِّلَةً فَقَالَ لَهَا: مَا شَأْنُكِ؟ قَالَتْ: أَخُوكَ أَبُو الدَّرْدَاءِ لَيْسَ لَهُ حَاجَةٌ فِي الدُّنْيَا. فَجَاءَ أَبُو الدَّرْدَاءِ فَصَنَعَ لَهُ طَعَامًا فَقَالَ: كُلْ فَإِنِّي صَائِمٌ. قَالَ: مَا أَنَا بِآكِلٍ حَتَّى تَأْكُلَ. فَأَكَلَ، فَلَمَّا كَانَ اللَّيْلُ ذَهَبَ أَبُو الدَّرْدَاءِ يَقُومُ فَقَالَ: نَمْ. فَنَامَ، ثُمَّ ذَهَبَ يَقُومُ فَقَالَ: نَمْ. فَلَمَّا كَانَ آخِرُ اللَّيْلِ قَالَ سَلْمَانُ: قُمِ الآنَ. قَالَ: فَصَلَّيَا. فَقَالَ لَهُ سَلْمَانُ: إِنَّ لِرَبِّكَ عَلَيْكَ حَقًّا، وَلِنَفْسِكَ عَلَيْكَ حَقًّا، وَلأَهْلِكَ عَلَيْكَ حَقًّا، فَأَعْطِ كُلَّ ذِي حَقٍّ حَقَّهُ. فَأَتَى النَّبِيَّ ﷺ فَذَكَرَ ذَلِكَ لَهُ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"صَدَقَ سَلْمَانُ\". أَبُو جُحَيْفَةَ وَهْبٌ السُّوَائِيُّ، يُقَالُ: وَهْبُ الْخَيْرِ.",
    "albanian": "Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Xhafer ibn Avniu, e këtij i ka treguar Ebu Umejsi, e ky nga Avni ibn Ebu Xhuhajfe se Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ e pati vëllazëruar Selmanin me Ebu Derdain.” Një ditë, Selmani e vizitoi Ebu Derdain, e në atë rast e pa Umu Derdain (gruan e Ebu Derdait) me veshje të punëve (të shtëpisë), andaj i tha: - Çfarë ke kështu? - Vëllai yt, Ebu Derdai, nuk ka nevojë për dynjanë, - i tha ajo. Kur erdhi Ebu Derdai, ia përgatiti ushqimin dhe i tha Selmanit: - Ha, se unë jam agjërueshëm. - Unë nuk ha pa ngrënë edhe ti, - ia ktheu Selmani. Kështu, hëngri edhe ai. Kur u bë nata, Ebu Derdai donte të ngrihej për t'u falur, por Selmani i tha: “Fli!” Ai fjeti. Më vonë, sërish donte të ngrihej, por përsëri ai i tha: “Fli!” E, kur u bë pjesa e fundit e natës, Selmani i tha: “Zgjohu tani! - dhe u falën të dy.” Atëherë Selmani i tha: “Ndaj Zotit tënd ke hak (detyrim), ndaj vetes sate ke hak, ndaj familjes sate ke hak, andaj çdokujt jepja hakun e vet.” Ebu Derdai shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi për këtë, e në atë rast Pejgamberi ﷺ i tha: “Selmani e ka thënë të vërtetën.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6139.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6139.json"
  }
}