{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6140",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6140",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6140",
  "text": "Ajash ibn Velidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulala, e këtij i ka treguar Seid Xhurajriu, e ky nga Ebu Othmani se Abdurrahmani, i biri i Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), tregon se Ebu Bekri priti një grup mysafirësh dhe më tha: “Kujdesu për mysafirët e tu, sepse unë po shkoj te Pejgamberi ﷺ. Bëju hyzmet para se unë të kthehem.” Abdurrahmani shkoi dhe u shërbeu çfarë kishte, pastaj u tha: “Ushqehuni!” Ata thanë: “Ku është i zoti i shtëpisë?” Ai u tha: “Ushqehuni! Por ata këmbëngulën duke thënë: “Nuk do të hamë derisa të vijë i zoti i shtëpisë.” Abdurrahmani u tha: “Pranojeni hyzmetin që po jua bëjmë, sepse, po qe se ai kthehet e ju s'keni ngrënë, do të na gjejë e zeza!” Ata refuzuan, andaj e dija se ai tashmë do të zemërohej me mua.” Kur erdhi ai, unë u fsheha në një qoshe. Ai pyeti: “Çfarë keni bërë?” Ata e njoftuan dhe ai filloi të thërrasë: “O Abdurrahman!” Unë heshta. Ai prapë thirri: “O Abdurrahman!” Unë heshta sërish. Pastaj tha: “O injorant! Të përbej që, nëse je duke ma dëgjuar zërin, të më shfaqesh këtu!” Kështu, unë dola dhe i thashë: “Pyeti mysafirët e tu!” Ata i thanë: “Të vërtetën po e thotë: ai na e ka sjellë ushqimin.” Ebu Bekri tha: “A mua më paskeni pritur?!” Betohem në Allahun se sonte unë nuk do të ha nga ky ushqim!” Disa thanë: “Betohemi në Allahun se as ne s'do të hamë derisa të hash me ne!” Ebu Bekri tha: “Kurrë s'ka qenë puna me keq se sonte. Vaj halli për ju, po cilët jeni ju? Pse nuk po e pranoni shërbimin tonë? Ma sill ushqimin!” Kur ia sollën, ai e zgjati dorën me bismilah dhe tha: “E para (betimi i mëhershëm se nuk do të ha) ishte prej shejtanit.” Pastaj hëngri, e edhe ata hëngrën.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Etika dhe mirësjellja",
    "position": 78,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/78/etika-dhe-miresjellja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6140",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdurrahman ibn Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَيَّاشُ بْنُ الْوَلِيدِ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الأَعْلَى: حَدَّثَنَا سَعِيدٌ الْجُرَيْرِيُّ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ أَبِي بَكْرٍ - رضى الله عنهما - أَنَّ أَبَا بَكْرٍ، تَضَيَّفَ رَهْطًا فَقَالَ لِعَبْدِ الرَّحْمَنِ: دُونَكَ أَضْيَافَكَ فَإِنِّي مُنْطَلِقٌ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَافْرُغْ مِنْ قِرَاهُمْ قَبْلَ أَنْ أَجِيءَ. فَانْطَلَقَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ فَأَتَاهُمْ بِمَا عِنْدَهُ فَقَالَ: اطْعَمُوا. فَقَالُوا: أَيْنَ رَبُّ مَنْزِلِنَا؟ قَالَ: اطْعَمُوا. قَالُوا: مَا نَحْنُ بِآكِلِينَ حَتَّى يَجِيءَ رَبُّ مَنْزِلِنَا. قَالَ: اقْبَلُوا عَنَّا قِرَاكُمْ، فَإِنَّهُ إِنْ جَاءَ وَلَمْ تَطْعَمُوا لَنَلْقَيَنَّ مِنْهُ. فَأَبَوْا فَعَرَفْتُ أَنَّهُ يَجِدُ عَلَىَّ. فَلَمَّا جَاءَ تَنَحَّيْتُ عَنْهُ فَقَالَ: مَا صَنَعْتُمْ؟ فَأَخْبَرُوهُ فَقَالَ: يَا عَبْدَ الرَّحْمَنِ. فَسَكَتُّ ثُمَّ قَالَ: يَا عَبْدَ الرَّحْمَنِ. فَسَكَتُّ، فَقَالَ: يَا غُنْثَرُ أَقْسَمْتُ عَلَيْكَ إِنْ كُنْتَ تَسْمَعُ صَوْتِي لَمَّا جِئْتَ. فَخَرَجْتُ فَقُلْتُ: سَلْ أَضْيَافَكَ. فَقَالُوا: صَدَقَ أَتَانَا بِهِ. قَالَ: فَإِنَّمَا انْتَظَرْتُمُونِي، وَاللَّهِ لاَ أَطْعَمُهُ اللَّيْلَةَ. فَقَالَ الآخَرُونَ: وَاللَّهِ لاَ نَطْعَمُهُ حَتَّى تَطْعَمَهُ. قَالَ: لَمْ أَرَ فِي الشَّرِّ كَاللَّيْلَةِ، وَيْلَكُمْ مَا أَنْتُمْ؟ لِمَ لاَ تَقْبَلُونَ عَنَّا قِرَاكُمْ هَاتِ طَعَامَكَ. فَجَاءَهُ فَوَضَعَ يَدَهُ فَقَالَ: بِاسْمِ اللَّهِ، الأُولَى لِلشَّيْطَانِ. فَأَكَلَ وَأَكَلُوا.",
    "albanian": "Ajash ibn Velidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulala, e këtij i ka treguar Seid Xhurajriu, e ky nga Ebu Othmani se Abdurrahmani, i biri i Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), tregon se Ebu Bekri priti një grup mysafirësh dhe më tha: “Kujdesu për mysafirët e tu, sepse unë po shkoj te Pejgamberi ﷺ. Bëju hyzmet para se unë të kthehem.” Abdurrahmani shkoi dhe u shërbeu çfarë kishte, pastaj u tha: “Ushqehuni!” Ata thanë: “Ku është i zoti i shtëpisë?” Ai u tha: “Ushqehuni! Por ata këmbëngulën duke thënë: “Nuk do të hamë derisa të vijë i zoti i shtëpisë.” Abdurrahmani u tha: “Pranojeni hyzmetin që po jua bëjmë, sepse, po qe se ai kthehet e ju s'keni ngrënë, do të na gjejë e zeza!” Ata refuzuan, andaj e dija se ai tashmë do të zemërohej me mua.” Kur erdhi ai, unë u fsheha në një qoshe. Ai pyeti: “Çfarë keni bërë?” Ata e njoftuan dhe ai filloi të thërrasë: “O Abdurrahman!” Unë heshta. Ai prapë thirri: “O Abdurrahman!” Unë heshta sërish. Pastaj tha: “O injorant! Të përbej që, nëse je duke ma dëgjuar zërin, të më shfaqesh këtu!” Kështu, unë dola dhe i thashë: “Pyeti mysafirët e tu!” Ata i thanë: “Të vërtetën po e thotë: ai na e ka sjellë ushqimin.” Ebu Bekri tha: “A mua më paskeni pritur?!” Betohem në Allahun se sonte unë nuk do të ha nga ky ushqim!” Disa thanë: “Betohemi në Allahun se as ne s'do të hamë derisa të hash me ne!” Ebu Bekri tha: “Kurrë s'ka qenë puna me keq se sonte. Vaj halli për ju, po cilët jeni ju? Pse nuk po e pranoni shërbimin tonë? Ma sill ushqimin!” Kur ia sollën, ai e zgjati dorën me bismilah dhe tha: “E para (betimi i mëhershëm se nuk do të ha) ishte prej shejtanit.” Pastaj hëngri, e edhe ata hëngrën.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6140.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6140.json"
  }
}