{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6142",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6142",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6142",
  "text": "6142 - 6143 Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Bushejr ibn Jesari, i çrobëruari i ensarëve, se Rafi ibn Hadixhi dhe Sehël ibn Ebu Hathme (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë: “Abdullah ibn Sehli dhe Muhajisa ibn Mesud ibn Zejdi shkuan në Hajber, ku u ndanë nga njëri-tjetri në Kopshtin e Hurmave, e në atë rast Abdullah ibn Sehli u vra. Me të arritur te Pejgamberi ﷺ, Abdurrahman ibn Sehli bashkë me Muhajisan dhe Huvejisan, të dy bijtë e Mesudit filluan të flisnin për çështjen e shokut të tyre. Abdurrahmani, i cili ishte më i riu prej tyre, filloi të flasë, por Pejgamberi ﷺ i tha: “Respektoje më të vjetrin!” - Jahjai shpjegon se kishte për qëllim që të fliste më i madhi, - kështu që ata folën për çështjen e shokut të tyre. Pejgamberi ﷺ u tha: “Që ta meritoni shpagimin e të vrarit tuaj, - ose tha: shokut tuaj, - le të betohen pesëdhjetë prej jush?” Ata i thanë: “O i Dërguari i Allahut, është fjala për diçka që nuk e kemi parë me sy!” I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Atëherë, hebrenjtë le të shfajësohen me pesëdhjetë betime.” Ata i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Ata janë popull jobesimtar.” Kështu, Pejgamberi ﷺ e shpagoi (të vrarin) me pasurinë e vet. Sehli tha: “Mua më takoi një deve nga ato dhe, kur u futa në torishtën e tyre, ajo më goditi me këmbë.” Lejthiu ka thënë: “Më ka treguar Jahjai nga Bushejri, e ky nga Sehli, ndërkohë JahjaI ka thënë: “Më duket se ka thënë: “Bashkë me Rafi ibn Hadixhin\"; kurse Ibn Ujejne ka thënë: “Na ka treguar Jahjai nga Bushejri, e ky vetëm nga Sehli.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Etika dhe mirësjellja",
    "position": 78,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/78/etika-dhe-miresjellja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6142",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Rafi ibn Hadixhi - Sehël ibn Ebu Hathme"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، - هُوَ ابْنُ زَيْدٍ - عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ، عَنْ بُشَيْرِ بْنِ يَسَارٍ، مَوْلَى الأَنْصَارِ عَنْ رَافِعِ بْنِ خَدِيجٍ، وَسَهْلَ بْنَ أَبِي حَثْمَةَ، أَنَّهُمَا حَدَّثَاهُ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ سَهْلٍ وَمُحَيِّصَةَ بْنَ مَسْعُودٍ أَتَيَا خَيْبَرَ فَتَفَرَّقَا فِي النَّخْلِ، فَقُتِلَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ سَهْلٍ، فَجَاءَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ سَهْلٍ وَحُوَيِّصَةُ وَمُحَيِّصَةُ ابْنَا مَسْعُودٍ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَتَكَلَّمُوا فِي أَمْرِ صَاحِبِهِمْ فَبَدَأَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ، - وَكَانَ أَصْغَرَ الْقَوْمِ - فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"كَبِّرِ الْكُبْرَ\". - قَالَ يَحْيَى: لِيَلِيَ الْكَلاَمَ الأَكْبَرُ - فَتَكَلَّمُوا فِي أَمْرِ صَاحِبِهِمْ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"أَتَسْتَحِقُّونَ قَتِيلَكُمْ - أَوْ قَالَ: صَاحِبَكُمْ - بِأَيْمَانِ خَمْسِينَ مِنْكُمْ؟\" قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ أَمْرٌ لَمْ نَرَهُ. قَالَ: \"فَتُبْرِئُكُمْ يَهُودُ فِي أَيْمَانِ خَمْسِينَ مِنْهُمْ\". قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ قَوْمٌ كُفَّارٌ. فَوَدَاهُمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مِنْ قِبَلِهِ. قَالَ سَهْلٌ: فَأَدْرَكْتُ نَاقَةً مِنْ تِلْكَ الإِبِلِ، فَدَخَلْتُ مِرْبَدًا لَهُمْ فَرَكَضَتْنِي بِرِجْلِهَا. قَالَ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي يَحْيَى، عَنْ بُشَيْرٍ، عَنْ سَهْلٍ، قَالَ يَحْيَى: حَسِبْتُ أَنَّهُ قَالَ: مَعَ رَافِعِ بْنِ خَدِيجٍ، وَقَالَ ابْنُ عُيَيْنَةَ: حَدَّثَنَا يَحْيَى عَنْ بُشَيْرٍ عَنْ سَهْلٍ وَحْدَهُ.",
    "albanian": "6142 - 6143 Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Bushejr ibn Jesari, i çrobëruari i ensarëve, se Rafi ibn Hadixhi dhe Sehël ibn Ebu Hathme (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë: “Abdullah ibn Sehli dhe Muhajisa ibn Mesud ibn Zejdi shkuan në Hajber, ku u ndanë nga njëri-tjetri në Kopshtin e Hurmave, e në atë rast Abdullah ibn Sehli u vra. Me të arritur te Pejgamberi ﷺ, Abdurrahman ibn Sehli bashkë me Muhajisan dhe Huvejisan, të dy bijtë e Mesudit filluan të flisnin për çështjen e shokut të tyre. Abdurrahmani, i cili ishte më i riu prej tyre, filloi të flasë, por Pejgamberi ﷺ i tha: “Respektoje më të vjetrin!” - Jahjai shpjegon se kishte për qëllim që të fliste më i madhi, - kështu që ata folën për çështjen e shokut të tyre. Pejgamberi ﷺ u tha: “Që ta meritoni shpagimin e të vrarit tuaj, - ose tha: shokut tuaj, - le të betohen pesëdhjetë prej jush?” Ata i thanë: “O i Dërguari i Allahut, është fjala për diçka që nuk e kemi parë me sy!” I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Atëherë, hebrenjtë le të shfajësohen me pesëdhjetë betime.” Ata i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Ata janë popull jobesimtar.” Kështu, Pejgamberi ﷺ e shpagoi (të vrarin) me pasurinë e vet. Sehli tha: “Mua më takoi një deve nga ato dhe, kur u futa në torishtën e tyre, ajo më goditi me këmbë.” Lejthiu ka thënë: “Më ka treguar Jahjai nga Bushejri, e ky nga Sehli, ndërkohë JahjaI ka thënë: “Më duket se ka thënë: “Bashkë me Rafi ibn Hadixhin\"; kurse Ibn Ujejne ka thënë: “Na ka treguar Jahjai nga Bushejri, e ky vetëm nga Sehli.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6142.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6142.json"
  }
}