Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Më tregoni për një pemë që i shëmbëllen muslimanit, e cila çdoherë jep fruta me lejen e Zotit të saj dhe gjethet nuk i bien?” Mua më ra ndërmend pema e hurmës, mirëpo ngurrova të flisja, sepse aty ishin edhe Ebu Bekri e Omeri. Por, kur ata nuk folën, Pejgamberi ﷺ tha: “Ajo është pema e hurmës.” Kur dolëm prej aty me babanë tim, i thashë: “O Baba! Unë veç e kisha në mendje pemën e hurmës.” Ai tha: “Çfarë të pengoi që ta thoshe, pra? Sikur ta thoshe, do të ishte më e dashur për mua se pale sa gjëra të tjera!” Thashë: “S'më pengoi gjë tjetër përveçse, kur të pashë ty dhe Ebu Bekrin që nuk folët, hezitova.”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنِي نَافِعٌ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَخْبِرُونِي بِشَجَرَةٍ مَثَلُهَا مَثَلُ الْمُسْلِمِ، تُؤْتِي أُكُلَهَا كُلَّ حِينٍ بِإِذْنِ رَبِّهَا، وَلاَ تَحُتُّ وَرَقَهَا". فَوَقَعَ فِي نَفْسِي أَنَّهَا النَّخْلَةُ، فَكَرِهْتُ أَنْ أَتَكَلَّمَ وَثَمَّ أَبُو بَكْرٍ وَعُمَرُ، فَلَمَّا لَمْ يَتَكَلَّمَا قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "هِيَ النَّخْلَةُ". فَلَمَّا خَرَجْتُ مَعَ أَبِي قُلْتُ: يَا أَبَتَاهْ! وَقَعَ فِي نَفْسِي أَنَّهَا النَّخْلَةُ. قَالَ مَا مَنَعَكَ أَنْ تَقُولَهَا؟ لَوْ كُنْتَ قُلْتَهَا كَانَ أَحَبَّ إِلَىَّ مِنْ كَذَا وَكَذَا. قَالَ: مَا مَنَعَنِي إِلاَّ أَنِّي لَمْ أَرَكَ وَلاَ أَبَا بَكْرٍ تَكَلَّمْتُمَا، فَكَرِهْتُ.