Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Halidi, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Bekrete se babai i tij Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë lavdëroi një tjetër në prani të Pejgamberit ﷺ, e në atë rast Pejgamberi ﷺ i tha tri herë: “Mjerë ti! Ia theve qafën shokut tënd! Nëse dikush duhet ta lavdërojë vëllanë e vet medoemos, atëherë le të thotë: “E konsideroj filanin të këtillë, ndërkohë Allahu e njeh më së miri dhe askënd nuk e lavdëroj para Allahut”, nëse i di vetë ato gjëra për të.”
حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ، عَنْ خَالِدٍ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ أَبِي بَكْرَةَ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: أَثْنَى رَجُلٌ عَلَى رَجُلٍ عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: "وَيْلَكَ قَطَعْتَ عُنُقَ أَخِيكَ - ثَلاَثًا ـ مَنْ كَانَ مِنْكُمْ مَادِحًا لاَ مَحَالَةَ فَلْيَقُلْ: أَحْسِبُ فُلاَنًا وَاللَّهُ حَسِيبُهُ وَلاَ أُزَكِّي عَلَى اللَّهِ أَحَدًا. إِنْ كَانَ يَعْلَمُ".