{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6163",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6163",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6163",
  "text": "Abdurrahman ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka treguar Velidi, e ky nga Evzaiu, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme dhe Dahaku se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, teksa Pejgamberi ﷺ po ndante një pasuri, Dhul Huvejsira, një pjesëtar i fisit temim, tha: “O i Dërguari i Allahut! Ji i drejtë!” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Mjerë ti! E kush do të tregohet i drejtë, nëse nuk tregohem unë?” Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, më jep leje t'ia pres kokën!” Por, Pejgamberi ﷺ i tha: “Lëre, se ky ka ca pasues që ju e nënvlerësoni namazin tuaj kundrejt namazit të tyre dhe agjërimin tuaj kundrejt agjërimit të tyre. Dalin prej fesë ashtu siç del shigjeta anë e përtej gjahut: kur i shikohet maja, nuk i vërehet asgjë, shikohet fundi i majës, sërish asgjë, shikohet thupra, nuk ka asnjë shenjë, shikohet fundi i thuprës, sërish nuk vërehet asgjë. Pra, as gjurmë zorrësh, as gjak. Do të shfaqen atëherë kur njerëzit përçahen mes vete. Shenjë e tyre është një burrë, dora e të cilit duket sikurse gjiri i femrës ose sikurse një copë mishi që lëkundet andej-këndej.” Ebu Seidi thotë: “Dëshmoj se këtë hadith e kam dëgjuar prej Pejgamberit ﷺ dhe dëshmoj se kam qenë me Aliun kur i pati luftuar dhe pati dhënë urdhër të kapet personi të cilin Pejgamberi ﷺ e kishte përshkruar.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Etika dhe mirësjellja",
    "position": 78,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/78/etika-dhe-miresjellja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6163",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Seid Hudriu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا الْوَلِيدُ، عَنِ الأَوْزَاعِيِّ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، وَالضَّحَّاكِ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ قَالَ: بَيْنَا النَّبِيُّ ﷺ يَقْسِمُ ذَاتَ يَوْمٍ قِسْمًا فَقَالَ ذُو الْخُوَيْصِرَةِ - رَجُلٌ مِنْ بَنِي تَمِيمٍ - يَا رَسُولَ اللَّهِ، اعْدِلْ. قَالَ: \"وَيْلَكَ مَنْ يَعْدِلُ إِذَا لَمْ أَعْدِلْ؟\". فَقَالَ عُمَرُ: ائْذَنْ لِي فَلأَضْرِبْ عُنُقَهُ. قَالَ: \"لاَ، إِنَّ لَهُ أَصْحَابًا يَحْقِرُ أَحَدُكُمْ صَلاَتَهُ مَعَ صَلاَتِهِمْ، وَصِيَامَهُ مَعَ صِيَامِهِمْ، يَمْرُقُونَ مِنَ الدِّينِ كَمُرُوقِ السَّهْمِ مِنَ الرَّمِيَّةِ، يُنْظَرُ إِلَى نَصْلِهِ فَلاَ يُوجَدُ فِيهِ شَىْءٌ، [ثُمَّ يُنْظَرُ إِلَى رِصَافِهِ فَلاَ يُوجَدُ فِيهِ شَىْءٌ]، ثُمَّ يُنْظَرُ إِلَى نَضِيِّهِ فَلاَ يُوجَدُ فِيهِ شَىْءٌ، ثُمَّ يُنْظَرُ إِلَى قُذَذِهِ فَلاَ يُوجَدُ فِيهِ شَىْءٌ، سَبَقَ الْفَرْثَ وَالدَّمَ، يَخْرُجُونَ عَلَى حِينِ فُرْقَةٍ مِنَ النَّاسِ، آيَتُهُمْ رَجُلٌ إِحْدَى يَدَيْهِ مِثْلُ ثَدْىِ الْمَرْأَةِ، أَوْ مِثْلُ الْبَضْعَةِ تَدَرْدَرُ\". قَالَ أَبُو سَعِيدٍ: أَشْهَدُ لَسَمِعْتُهُ مِنَ النَّبِيِّ ﷺ وَأَشْهَدُ أَنِّي كُنْتُ مَعَ عَلِيٍّ حِينَ قَاتَلَهُمْ، فَالْتُمِسَ فِي الْقَتْلَى، فَأُتِيَ بِهِ عَلَى النَّعْتِ الَّذِي نَعَتَ النَّبِيُّ ﷺ.",
    "albanian": "Abdurrahman ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka treguar Velidi, e ky nga Evzaiu, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme dhe Dahaku se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, teksa Pejgamberi ﷺ po ndante një pasuri, Dhul Huvejsira, një pjesëtar i fisit temim, tha: “O i Dërguari i Allahut! Ji i drejtë!” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Mjerë ti! E kush do të tregohet i drejtë, nëse nuk tregohem unë?” Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, më jep leje t'ia pres kokën!” Por, Pejgamberi ﷺ i tha: “Lëre, se ky ka ca pasues që ju e nënvlerësoni namazin tuaj kundrejt namazit të tyre dhe agjërimin tuaj kundrejt agjërimit të tyre. Dalin prej fesë ashtu siç del shigjeta anë e përtej gjahut: kur i shikohet maja, nuk i vërehet asgjë, shikohet fundi i majës, sërish asgjë, shikohet thupra, nuk ka asnjë shenjë, shikohet fundi i thuprës, sërish nuk vërehet asgjë. Pra, as gjurmë zorrësh, as gjak. Do të shfaqen atëherë kur njerëzit përçahen mes vete. Shenjë e tyre është një burrë, dora e të cilit duket sikurse gjiri i femrës ose sikurse një copë mishi që lëkundet andej-këndej.” Ebu Seidi thotë: “Dëshmoj se këtë hadith e kam dëgjuar prej Pejgamberit ﷺ dhe dëshmoj se kam qenë me Aliun kur i pati luftuar dhe pati dhënë urdhër të kapet personi të cilin Pejgamberi ﷺ e kishte përshkruar.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6163.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6163.json"
  }
}