{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6173",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6173",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6173",
  "text": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri rrëfen se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe disa sahabë të tjerë shkuan me të Dërguarin e Allahut ﷺ tek Ibn Sajadi (që dyshonin se ishte Dexhalli), të cilin e gjetën duke luajtur me fëmijë, te Kulla e Fisit Benu Megale. Atëkohë, Ibn Sajadi ishte afër pubertetit. Nuk e hetoi aspak të Dërguarin e Allahut ﷺ, derisa e goditi me dorë dhe i tha: “A dëshmon se unë jam i Dërguari i Allahut?” Ibn Sajadi e shikoi dhe tha: “Dëshmoj se ti je i dërguari i analfabetëve (arabëve).” Pastaj iu drejtua të Dërguarit të Allahut ﷺ duke i thënë: “Po ti, a dëshmon për mua se jam i dërguar i Allahut?” Pejgamberi ﷺ refuzoi dhe tha: “Unë besoj në Allahun dhe në të dërguarit e Tij.” Pastaj e pyeti Ibn Sajadin: “Çfarë po sheh (se po të paraqitet) ?” - Më paraqitet një i vërtetë dhe një gënjeshtar, - iu përgjigj ai. - “Të është përzier çështja” , - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ, pastaj vazhdoi: - “Të kam fshehur diçka (në veten time për të të thënë) . E di ç'është ajo?” - Ty..., - tha ai (deshi ta theksojë fjalën “tym”, por nuk mundi ta përfundojë deri në fund). - “Largomu, se nuk do të arrish asgjë (nga të fshehtat) ” , - ia ktheu i Dërguari i Allahut ﷺ. - O i Dërguari i Allahut, më lejo t'ia heq kokën, - tha Omeri. - “Nëse me të vërtetë është ai (Dexhalli) , s'do të kesh mundësi ta mbysësh, e, nëse nuk është ai, nuk ke dobi nga vrasja e tij” , - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ Omerit.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Etika dhe mirësjellja",
    "position": 78,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/78/etika-dhe-miresjellja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6173",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Omeri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي سَالِمُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ: أَخْبَرَهُ: أَنَّ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ انْطَلَقَ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي رَهْطٍ مِنْ أَصْحَابِهِ قِبَلَ ابْنِ صَيَّادٍ، حَتَّى وَجَدَهُ يَلْعَبُ مَعَ الْغِلْمَانِ فِي أُطُمِ بَنِي مَغَالَةَ، - وَقَدْ قَارَبَ ابْنُ صَيَّادٍ يَوْمَئِذٍ الْحُلُمَ -، فَلَمْ يَشْعُرْ حَتَّى ضَرَبَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ظَهْرَهُ بِيَدِهِ ثُمَّ قَالَ: \"أَتَشْهَدُ أَنِّي رَسُولُ اللَّهِ؟\". فَنَظَرَ إِلَيْهِ فَقَالَ: أَشْهَدُ أَنَّكَ رَسُولُ الأُمِّيِّينَ. ثُمَّ قَالَ ابْنُ صَيَّادٍ: أَتَشْهَدُ أَنِّي رَسُولُ اللَّهِ؟ فَرَضَّهُ النَّبِيُّ ﷺ ثُمَّ قَالَ: \"آمَنْتُ بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ\". ثُمَّ قَالَ لاِبْنِ صَيَّادٍ: \"مَاذَا تَرَى\". قَالَ: يَأْتِينِي صَادِقٌ وَكَاذِبٌ. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"خُلِّطَ عَلَيْكَ الأَمْرُ\". قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ \"إِنِّي خَبَأْتُ لَكَ خَبِيئًا؟\". قَالَ: هُوَ الدُّخُّ. قَالَ: \"اخْسَأْ، فَلَنْ تَعْدُوَ قَدْرَكَ\". قَالَ عُمَرُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ أَتَأْذَنُ لِي فِيهِ أَضْرِبْ عُنُقَهُ. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"إِنْ يَكُنْ هُوَ لاَ تُسَلَّطُ عَلَيْهِ، وَإِنْ لَمْ يَكُنْ هُوَ فَلاَ خَيْرَ لَكَ فِي قَتْلِهِ\".",
    "albanian": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri rrëfen se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe disa sahabë të tjerë shkuan me të Dërguarin e Allahut ﷺ tek Ibn Sajadi (që dyshonin se ishte Dexhalli), të cilin e gjetën duke luajtur me fëmijë, te Kulla e Fisit Benu Megale. Atëkohë, Ibn Sajadi ishte afër pubertetit. Nuk e hetoi aspak të Dërguarin e Allahut ﷺ, derisa e goditi me dorë dhe i tha: “A dëshmon se unë jam i Dërguari i Allahut?” Ibn Sajadi e shikoi dhe tha: “Dëshmoj se ti je i dërguari i analfabetëve (arabëve).” Pastaj iu drejtua të Dërguarit të Allahut ﷺ duke i thënë: “Po ti, a dëshmon për mua se jam i dërguar i Allahut?” Pejgamberi ﷺ refuzoi dhe tha: “Unë besoj në Allahun dhe në të dërguarit e Tij.” Pastaj e pyeti Ibn Sajadin: “Çfarë po sheh (se po të paraqitet) ?” - Më paraqitet një i vërtetë dhe një gënjeshtar, - iu përgjigj ai. - “Të është përzier çështja” , - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ, pastaj vazhdoi: - “Të kam fshehur diçka (në veten time për të të thënë) . E di ç'është ajo?” - Ty..., - tha ai (deshi ta theksojë fjalën “tym”, por nuk mundi ta përfundojë deri në fund). - “Largomu, se nuk do të arrish asgjë (nga të fshehtat) ” , - ia ktheu i Dërguari i Allahut ﷺ. - O i Dërguari i Allahut, më lejo t'ia heq kokën, - tha Omeri. - “Nëse me të vërtetë është ai (Dexhalli) , s'do të kesh mundësi ta mbysësh, e, nëse nuk është ai, nuk ke dobi nga vrasja e tij” , - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ Omerit."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6173.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6173.json"
  }
}