Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Is'haku se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa ai dhe Ebu Talhai po ktheheshin me Pejgamberin ﷺ, i cili ishte i hipur në deve së bashku me Safijen, diku përgjatë rrugës deveja u pengua dhe Pejgamberi ﷺ së bashku me gruan e tij u rrëzuan nga deveja. Ebu Talhai kërceu nga deveja e vet dhe, me t'iu afruar të Dërguarit të Allahut, tha: “O i Dërguari i Allahut, Allahu më bëftë kurban për ty! Mos të ndodhi gjë?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Jo, por kujdesu për gruan !” Ebu Talhai e mbështolli fytyrën me një rrobë dhe u drejtua nga ajo. I hodhi rrobën e tij dhe ajo u ngrit. Pastaj ua rregulloi shalën dhe ata sërish hipën në deve. Vazhduan rrugën dhe, kur iu afruan Medinës, Pejgamberi ﷺ tha: “Të kthyer, të penduar, adhurues dhe falënderues ndaj Zotit tonë.” Vazhdoi ta thotë këtë derisa hyri në Medinë.
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا بِشْرُ بْنُ الْمُفَضَّلِ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ أَنَّهُ أَقْبَلَ هُوَ وَأَبُو طَلْحَةَ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ وَمَعَ النَّبِيِّ ﷺ صَفِيَّةُ، مُرْدِفَهَا عَلَى رَاحِلَتِهِ، فَلَمَّا كَانُوا بِبَعْضِ الطَّرِيقِ عَثَرَتِ النَّاقَةُ، فَصُرِعَ النَّبِيُّ ﷺ وَالْمَرْأَةُ، وَأَنَّ أَبَا طَلْحَةَ - قَالَ: أَحْسِبُ - اقْتَحَمَ عَنْ بَعِيرِهِ، فَأَتَى رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: يَا نَبِيَّ اللَّهِ جَعَلَنِي اللَّهُ فِدَاكَ، هَلْ أَصَابَكَ مِنْ شَىْءٍ؟ قَالَ: "لاَ، وَلَكِنْ عَلَيْكَ بِالْمَرْأَةِ". فَأَلْقَى أَبُو طَلْحَةَ ثَوْبَهُ عَلَى وَجْهِهِ فَقَصَدَ قَصْدَهَا، فَأَلْقَى ثَوْبَهُ عَلَيْهَا فَقَامَتِ الْمَرْأَةُ، فَشَدَّ لَهُمَا عَلَى رَاحِلَتِهِمَا فَرَكِبَا، فَسَارُوا حَتَّى إِذَا كَانُوا بِظَهْرِ الْمَدِينَةِ - أَوْ قَالَ: أَشْرَفُوا عَلَى الْمَدِينَةِ - قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "آيِبُونَ تَائِبُونَ، عَابِدُونَ لِرَبِّنَا حَامِدُونَ". فَلَمْ يَزَلْ يَقُولُهَا حَتَّى دَخَلَ الْمَدِينَةَ.