Sahihu i Buhariut — Hadithi 6189

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Ibn Munkedirin se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një burri i lindi një fëmijë, të cilin e emërtoi Kasim.” I thanë: “Ne nuk do të të thërrasim me nofkën Ebu Kasim (nofka e Pejgamberit ﷺ) e as do të të nderojmë me të!” Kështu, ai shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi çfarë i kishin thënë, e ai iu drejtua: “Emërtoje djalin tënd me emrin Abdurrahman!”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: سَمِعْتُ ابْنَ الْمُنْكَدِرِ قَالَ: سَمِعْتُ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما -: وُلِدَ لِرَجُلٍ مِنَّا غُلاَمٌ فَسَمَّاهُ الْقَاسِمَ فَقَالُوا: لاَ نَكْنِيكَ بِأَبِي الْقَاسِمِ، وَلاَ نُنْعِمُكَ عَيْنًا. فَأَتَى النَّبِيَّ ﷺ فَذَكَرَ ذَلِكَ لَهُ فَقَالَ: "أَسْمِ ابْنَكَ عَبْدَ الرَّحْمَنِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6189