Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Ebu Tejahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të vërtetë, Pejgamberi ﷺ kishte moralin më të mirë ndër njerëz. Unë kisha një vëlla, të cilin e thërrisnin Ebu Umejr, i cili mendoj se atëkohë kishte kaluar moshën e të ushqyerit me gji dhe, kur i Dërguari i Allahut ﷺ vinte, i thoshte: “O Ebu Umejr! Ç'u bë me (bilbilin) Nugejr?” E kishte fjalën për një bilbil me të cilin ai luante. Kishte raste kur hynte koha e namazit, ndërkohë Pejgamberi ﷺ ishte në shtëpinë tonë dhe kërkonte që shtroja në të cilën ishte ulur të fshihej dhe të spërkatej, pastaj ngrihej për t'u falur, ndërsa ne radhiteshim pas tij dhe na e falte namazin.”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَارِثِ، عَنْ أَبِي التَّيَّاحِ، عَنْ أَنَسٍ قَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ أَحْسَنَ النَّاسِ خُلُقًا، وَكَانَ لِي أَخٌ يُقَالُ لَهُ: أَبُو عُمَيْرٍ - قَالَ: أَحْسِبُهُ فَطِيمٌ - وَكَانَ إِذَا جَاءَ قَالَ: "يَا أَبَا عُمَيْرٍ مَا فَعَلَ النُّغَيْرُ؟" نُغَرٌ كَانَ يَلْعَبُ بِهِ. فَرُبَّمَا حَضَرَ الصَّلاَةَ وَهُوَ فِي بَيْتِنَا، فَيَأْمُرُ بِالْبِسَاطِ الَّذِي تَحْتَهُ فَيُكْنَسُ وَيُنْضَحُ، ثُمَّ يَقُومُ وَنَقُومُ خَلْفَهُ فَيُصَلِّي بِنَا.