{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6204",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6204",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6204",
  "text": "Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Vërtet emri më i dashur për Aliun ishte Ebu Turab (Babai i Dheut), ndaj ai gëzohej kur e thërrisnim me të, sepse vetë Pejgamberi ﷺ e kishte emërtuar me nofkën Ebu Turab. Një ditë, pasi ishin hidhëruar me Fatimen, kishte dalë dhe ishte shtrirë te muri i xhamisë. Pejgamberi ﷺ i ra në gjurmë, shkoi tek ai dhe dikush i tha: “Ja tek është, shtrirë pranë murit.” Pejgamberi ﷺ iu afrua, ndërkohë që Aliut i ishte mbushur shpina me dhé. Pejgamberi ﷺ filloi t'ia shkundte dheun nga shpina duke i thënë: “Ulu, o Ebu Turab!”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Etika dhe mirësjellja",
    "position": 78,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/78/etika-dhe-miresjellja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6204",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sehël ibn Sad Saidiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ مَخْلَدٍ: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ قَالَ: إِنْ كَانَتْ أَحَبَّ أَسْمَاءِ عَلِيٍّ - رضى الله عنه - إِلَيْهِ لأَبُو تُرَابٍ، وَإِنْ كَانَ لَيَفْرَحُ أَنْ يُدْعَى بِهَا، وَمَا سَمَّاهُ أَبُو تُرَابٍ إِلاَّ النَّبِيُّ ﷺ غَاضَبَ يَوْمًا فَاطِمَةَ فَخَرَجَ فَاضْطَجَعَ إِلَى الْجِدَارِ إِلَى الْمَسْجِدِ، فَجَاءَهُ النَّبِيُّ ﷺ يَتْبَعُهُ، فَقَالَ: هُوَ ذَا مُضْطَجِعٌ فِي الْجِدَارِ فَجَاءَهُ النَّبِيُّ ﷺ وَامْتَلأَ ظَهْرُهُ تُرَابًا، فَجَعَلَ النَّبِيُّ ﷺ يَمْسَحُ التُّرَابَ عَنْ ظَهْرِهِ يَقُولُ: \"اجْلِسْ يَا أَبَا تُرَابٍ\".",
    "albanian": "Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Vërtet emri më i dashur për Aliun ishte Ebu Turab (Babai i Dheut), ndaj ai gëzohej kur e thërrisnim me të, sepse vetë Pejgamberi ﷺ e kishte emërtuar me nofkën Ebu Turab. Një ditë, pasi ishin hidhëruar me Fatimen, kishte dalë dhe ishte shtrirë te muri i xhamisë. Pejgamberi ﷺ i ra në gjurmë, shkoi tek ai dhe dikush i tha: “Ja tek është, shtrirë pranë murit.” Pejgamberi ﷺ iu afrua, ndërkohë që Aliut i ishte mbushur shpina me dhé. Pejgamberi ﷺ filloi t'ia shkundte dheun nga shpina duke i thënë: “Ulu, o Ebu Turab!”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6204.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6204.json"
  }
}