Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Sulejman Tejmiu, e ky nga Ebu Othman Nehdiu se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Askush të mos e ndërpresë syfyrin kur e dëgjon ezanin e Bilalit, sepse ai e thërret ezanin gjatë natës, që ta lajmërojë atë që është duke u falur dhe atë që është duke fjetur, e nuk e lajmëron hyrjen e agimit ose të sabahut” - dhe bëri me shenjë me gishtërinj, duke i ngritur vertikalisht, e pastaj edhe horizontalisht. Zuhejri bëri me dy gishtërinjtë tregues, njërin-mbi-tjetrin, pastaj i zgjati në të djathtën dhe në të majtën e tij.
حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ قَالَ: حَدَّثَنَا زُهَيْرٌ قَالَ: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ التَّيْمِيُّ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ النَّهْدِيِّ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ مَسْعُودٍ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "لاَ يَمْنَعَنَّ أَحَدَكُمْ - أَوْ أَحَدًا مِنْكُمْ - أَذَانُ بِلاَلٍ مِنْ سَحُورِهِ، فَإِنَّهُ يُؤَذِّنُ - أَوْ يُنَادِي - بِلَيْلٍ، لِيَرْجِعَ قَائِمَكُمْ وَلِيُنَبِّهَ نَائِمَكُمْ، وَلَيْسَ أَنْ يَقُولَ الْفَجْرُ أَوِ الصُّبْحُ". وَقَالَ بِأَصَابِعِهِ وَرَفَعَهَا إِلَى فَوْقُ وَطَأْطَأَ إِلَى أَسْفَلُ حَتَّى يَقُولَ هَكَذَا. وَقَالَ زُهَيْرٌ بِسَبَّابَتَيْهِ إِحْدَاهُمَا فَوْقَ الأُخْرَى ثُمَّ مَدَّهَا عَنْ يَمِينِهِ وَشِمَالِهِ.