Sahihu i Buhariut — Hadithi 6216

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Othman ibn Gijathi, e këtij i ka treguar Othmani se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Po rrija me Pejgamberin ﷺ në një kopsht të Medinës, ndërkohë ai mbante një shkop në dorë me të cilin e godiste herë ujin, herë baltën, kur një njeri erdhi dhe kërkoi leje për të hyrë. Pejgamberi ﷺ tha: “Hapja derën dhe përgëzoje me Xhenet.” Kur e hapa, pashë Ebu Bekrin, të cilin e lejova të hyjë dhe e përgëzova me Xhenet. Pastaj erdhi një tjetër dhe kërkoi leje për të hyrë. Pejgamberi ﷺ tha: “Hapja derën dhe përgëzoje me Xhenet.” Kur e hapa, pashë Omerin, të cilin e lejova të hyjë dhe e përgëzova me Xhenet. Sërish, një burrë tjetër kërkoi leje për të hyrë, e në atë rast Pejgamberi ﷺ, meqë ishte i mbështetur, u ul dhe tha: “Hapja derën dhe përgëzoje me Xhenet, pas një sprove që do ta godasë, - ose ka thënë: do t'i ngjajë.” Shkova dhe këtë herë ishte Othmani, të cilin e lejova të hyjë dhe e përgëzova me Xhenet duke i treguar për atë që tha.” Othmani tha: “Allahu është Ndihmëtari.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ عُثْمَانَ بْنِ غِيَاثٍ: حَدَّثَنَا أَبُو عُثْمَانَ، عَنْ أَبِي مُوسَى، أَنَّهُ كَانَ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِي حَائِطٍ مِنْ حِيطَانِ الْمَدِينَةِ، وَفِي يَدِ النَّبِيِّ ﷺ عُودٌ يَضْرِبُ بِهِ بَيْنَ الْمَاءِ وَالطِّينِ، فَجَاءَ رَجُلٌ يَسْتَفْتِحُ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "افْتَحْ لَهُ وَبَشِّرْهُ بِالْجَنَّةِ". فَذَهَبْتُ فَإِذَا أَبُو بَكْرٍ، فَفَتَحْتُ لَهُ وَبَشَّرْتُهُ بِالْجَنَّةِ، ثُمَّ اسْتَفْتَحَ رَجُلٌ آخَرُ فَقَالَ: "افْتَحْ لَهُ وَبَشِّرْهُ بِالْجَنَّةِ " . فَإِذَا عُمَرُ، فَفَتَحْتُ لَهُ وَبَشَّرْتُهُ بِالْجَنَّةِ، ثُمَّ اسْتَفْتَحَ رَجُلٌ آخَرُ، - وَكَانَ مُتَّكِئًا فَجَلَسَ - فَقَالَ: "افْتَحْ وَبَشِّرْهُ بِالْجَنَّةِ، عَلَى بَلْوَى تُصِيبُهُ - أَوْ تَكُونُ -". فَذَهَبْتُ فَإِذَا عُثْمَانُ، فَفَتَحْتُ لَهُ، وَبَشَّرْتُهُ بِالْجَنَّةِ، فَأَخْبَرْتُهُ بِالَّذِي قَالَ. قَالَ: اللَّهُ الْمُسْتَعَانُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6216