{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6219",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6219",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6219",
  "text": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu. [t]: Ismaili na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Muhamed ibn Atiku, e ky nga Ibn Shihabi se Ali ibn Husejni transmeton se Safije bint Hujeji (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, i ka treguar se njëherë ajo kishte shkuar gjatë natës tek i Dërguari i Allahut ﷺ për ta vizituar në kohën kur ishte në itikaf në xhami, në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Pasi biseduan një copë herë, ajo u ngrit për të shkuar, ndërsa Pejgamberi ﷺ u ngrit për ta përcjellë. Kur arritën te dera e xhamisë që gjendej në afërsi të derës së Umu Selemes, gruas së Pejgamberit ﷺ, atypari kaluan dy burra ensarë, të cilët i dhanë selam të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe vazhduan tutje me nxitim. Pejgamberi ﷺ u tha: “Ç'keni që nguteni?! Kjo është Safije bint Hujeji.” Ata i thanë: “Subhanallah, o i Dërguari i Allahut!” - duke u ardhur rëndë. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Shejtani qarkullon te njeriu siç qarkullon gjaku, andaj u frikësova mos po ju fut mendime të këqija në zemra.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Etika dhe mirësjellja",
    "position": 78,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/78/etika-dhe-miresjellja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6219",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Safije bint Hujeji"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ؛ [ح:] وَحَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي أَخِي، عَنْ سُلَيْمَانَ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ أَبِي عَتِيقٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عَلِيِّ بْنِ الْحُسَيْنِ: أَنَّ صَفِيَّةَ بِنْتَ حُيَىٍّ، زَوْجَ النَّبِيِّ ﷺ أَخْبَرَتْهُ أَنَّهَا جَاءَتْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ تَزُورُهُ وَهُوَ مُعْتَكِفٌ فِي الْمَسْجِدِ فِي الْعَشْرِ الْغَوَابِرِ مِنْ رَمَضَانَ. فَتَحَدَّثَتْ عِنْدَهُ سَاعَةً مِنَ الْعِشَاءِ ثُمَّ قَامَتْ تَنْقَلِبُ، فَقَامَ مَعَهَا النَّبِيُّ ﷺ يَقْلِبُهَا حَتَّى إِذَا بَلَغَتْ باب الْمَسْجِدِ الَّذِي عِنْدَ مَسْكَنِ أُمِّ سَلَمَةَ زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ مَرَّ بِهِمَا رَجُلاَنِ مِنَ الأَنْصَارِ فَسَلَّمَا عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ ثُمَّ نَفَذَا، فَقَالَ لَهُمَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"عَلَى رِسْلِكُمَا، إِنَّمَا هِيَ صَفِيَّةُ بِنْتُ حُيَىٍّ\". قَالاَ: سُبْحَانَ اللَّهِ يَا رَسُولَ اللَّهِ. وَكَبُرَ عَلَيْهِمَا. قَالَ: \"إِنَّ الشَّيْطَانَ يَجْرِي مِنِ ابْنِ آدَمَ مَبْلَغَ الدَّمِ، وَإِنِّي خَشِيتُ أَنْ يَقْذِفَ فِي قُلُوبِكُمَا\".",
    "albanian": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu. [t]: Ismaili na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Muhamed ibn Atiku, e ky nga Ibn Shihabi se Ali ibn Husejni transmeton se Safije bint Hujeji (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, i ka treguar se njëherë ajo kishte shkuar gjatë natës tek i Dërguari i Allahut ﷺ për ta vizituar në kohën kur ishte në itikaf në xhami, në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Pasi biseduan një copë herë, ajo u ngrit për të shkuar, ndërsa Pejgamberi ﷺ u ngrit për ta përcjellë. Kur arritën te dera e xhamisë që gjendej në afërsi të derës së Umu Selemes, gruas së Pejgamberit ﷺ, atypari kaluan dy burra ensarë, të cilët i dhanë selam të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe vazhduan tutje me nxitim. Pejgamberi ﷺ u tha: “Ç'keni që nguteni?! Kjo është Safije bint Hujeji.” Ata i thanë: “Subhanallah, o i Dërguari i Allahut!” - duke u ardhur rëndë. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Shejtani qarkullon te njeriu siç qarkullon gjaku, andaj u frikësova mos po ju fut mendime të këqija në zemra.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6219.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6219.json"
  }
}