{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6238",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6238",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6238",
  "text": "Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në Medinë, unë isha dhjetëvjeçar. Të Dërguarit të Allahut ﷺ gjatë jetës së tij i kam shërbyer dhjetë vjet me radhë, andaj, kur zbritën ajetet e mbulesës, isha njeriu më i ditur për këtë çështje, saqë Ubej ibn Kabi më pyeste mua për të. Ajetet e para që kanë zbritur (për mbulesën) janë ato që kanë të bëjnë me martesën e të Dërguarit të Allahut ﷺ me Zejnebe bint Xhahshin. Ditën që Pejgamberi ﷺ hyri dhëndër me të, i ftoi njerëzit (në gosti). Të gjithë hëngrën dhe dolën, përveç një grupi, të cilët mbetën tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe e zgjatën ndejën. I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe doli. Edhe unë dola pas tij, në mënyrë që edhe ata të dilnin. Pejgamberi ﷺ eci, e edhe unë bashkë me të, derisa arriti te pragu i dhomës së Aishes. Pasi të Dërguarit të Allahut ﷺ ia mori mendja se mund të kenë shkuar, u kthye, e edhe unë u ktheva me të. Kur hyri në dhomën e Zejnebes, ja, ata ende po rrinin ulur, nuk ishin shpërndarë. Pejgamberi ﷺ sërish u kthye, e edhe unë u ktheva me të, derisa arriti te pragu i dhomës së Aishes. Pasi ia mori mendja se mund të kishin shkuar, u kthye, e edhe unë u ktheva me të. Ata tashmë kishin shkuar. Si rrjedhojë, zbriti ajeti i hixhabit dhe Pejgamberi ﷺ e lëshoi perden mes meje dhe tij.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Kërkimi i lejes",
    "position": 79,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/79/kerkimi-i-lejes"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6238",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سُلَيْمَانَ: حَدَّثَنَا ابْنُ وَهْبٍ: أَخْبَرَنِي يُونُسُ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ أَنَّهُ قَالَ: كَانَ ابْنَ عَشْرِ سِنِينَ مَقْدَمَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ الْمَدِينَةَ، فَخَدَمْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عَشْرًا حَيَاتَهُ، وَكُنْتُ أَعْلَمَ النَّاسِ بِشَأْنِ الْحِجَابِ حِينَ أُنْزِلَ، وَقَدْ كَانَ أُبَىُّ بْنُ كَعْبٍ يَسْأَلُنِي عَنْهُ، وَكَانَ أَوَّلَ مَا نَزَلَ فِي مُبْتَنَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ بِزَيْنَبَ ابْنَةِ جَحْشٍ، أَصْبَحَ النَّبِيُّ ﷺ بِهَا عَرُوسًا فَدَعَا الْقَوْمَ، فَأَصَابُوا مِنَ الطَّعَامِ ثُمَّ خَرَجُوا، وَبَقِيَ مِنْهُمْ رَهْطٌ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَأَطَالُوا الْمُكْثَ فَقَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَخَرَجَ وَخَرَجْتُ مَعَهُ كَىْ يَخْرُجُوا، فَمَشَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَمَشَيْتُ مَعَهُ حَتَّى جَاءَ عَتَبَةَ حُجْرَةِ عَائِشَةَ، ثُمَّ ظَنَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنَّهُمْ خَرَجُوا فَرَجَعَ وَرَجَعْتُ مَعَهُ، حَتَّى دَخَلَ عَلَى زَيْنَبَ فَإِذَا هُمْ جُلُوسٌ لَمْ يَتَفَرَّقُوا، فَرَجَعَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَرَجَعْتُ مَعَهُ، حَتَّى بَلَغَ عَتَبَةَ حُجْرَةِ عَائِشَةَ، فَظَنَّ أَنْ قَدْ خَرَجُوا، فَرَجَعَ وَرَجَعْتُ مَعَهُ، فَإِذَا هُمْ قَدْ خَرَجُوا، فَأُنْزِلَ آيَةُ الْحِجَابِ، فَضَرَبَ بَيْنِي وَبَيْنَهُ سِتْرًا.",
    "albanian": "Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në Medinë, unë isha dhjetëvjeçar. Të Dërguarit të Allahut ﷺ gjatë jetës së tij i kam shërbyer dhjetë vjet me radhë, andaj, kur zbritën ajetet e mbulesës, isha njeriu më i ditur për këtë çështje, saqë Ubej ibn Kabi më pyeste mua për të. Ajetet e para që kanë zbritur (për mbulesën) janë ato që kanë të bëjnë me martesën e të Dërguarit të Allahut ﷺ me Zejnebe bint Xhahshin. Ditën që Pejgamberi ﷺ hyri dhëndër me të, i ftoi njerëzit (në gosti). Të gjithë hëngrën dhe dolën, përveç një grupi, të cilët mbetën tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe e zgjatën ndejën. I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe doli. Edhe unë dola pas tij, në mënyrë që edhe ata të dilnin. Pejgamberi ﷺ eci, e edhe unë bashkë me të, derisa arriti te pragu i dhomës së Aishes. Pasi të Dërguarit të Allahut ﷺ ia mori mendja se mund të kenë shkuar, u kthye, e edhe unë u ktheva me të. Kur hyri në dhomën e Zejnebes, ja, ata ende po rrinin ulur, nuk ishin shpërndarë. Pejgamberi ﷺ sërish u kthye, e edhe unë u ktheva me të, derisa arriti te pragu i dhomës së Aishes. Pasi ia mori mendja se mund të kishin shkuar, u kthye, e edhe unë u ktheva me të. Ata tashmë kishin shkuar. Si rrjedhojë, zbriti ajeti i hixhabit dhe Pejgamberi ﷺ e lëshoi perden mes meje dhe tij.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6238.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6238.json"
  }
}