{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6239",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6239",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6239",
  "text": "Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e këtij i ka thënë babai i tij, e këtij i ka treguar Ebu Mixhlezi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ u martua me Zejneben, disa burra erdhën (në gosti) dhe hëngrën, pastaj vazhduan ndejën duke biseduar. Pejgamberi ﷺ bënte sikur donte të ngrihej, por ata nuk u ngritën. Kur e pa këtë, ai u ngrit, e në atë rast disa prej tyre u ngritën, disa mbetën aty. Kur Pejgamberi ﷺ u kthye dhe deshi të hyjë brenda, pa se ata ende ishin duke ndenjur. Më vonë, kur ata u ngritën dhe shkuan, unë shkova dhe e lajmërova Pejgamberin ﷺ, e në atë rast ai erdhi dhe u fut brenda. Unë desha të hyj me të, por ai e lëshoi perden mes meje dhe tij. Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “O besimtarë, mos hyni në shtëpitë e të Dërguarit, përveç rastit kur ju është dhënë leje për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit)! Hyni vetëm kur t'ju thërrasin dhe, pasi të hani, shpërndahuni! Mos qëndroni pas ushqimit për të biseduar me njëri-tjetrin. Kjo, me të vërtetë, e shqetësonte të Dërguarin e ai turpërohej (që t'jua thoshte këtë), ndërsa Allahu nuk turpërohet që t'jua thotë të vërtetën. Kur të kërkoni prej grave të Pejgamberit diçka, kërkojeni prapa perdes! Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre. Juve nuk ju lejohet që ta shqetësoni të Dërguarin e Allahut, as që të martoheni me gratë e tij pas (vdekjes së) tij kurrë. Kjo është vërtet gjynah i madh para Allahut.” (Ahzab, 53) Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: “Prej dobive të hadithit është se Pejgamberi ﷺ nuk kërkoi leje prej tyre kur u ngrit dhe doli. Po ashtu, ai bënte sikur po ngrihej, por në të vërtetë donte që ata të ngriheshin.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Kërkimi i lejes",
    "position": 79,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/79/kerkimi-i-lejes"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6239",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا مُعْتَمِرٌ: قَالَ أَبِي: حَدَّثَنَا أَبُو مِجْلَزٍ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا تَزَوَّجَ النَّبِيُّ ﷺ زَيْنَبَ دَخَلَ الْقَوْمُ فَطَعِمُوا، ثُمَّ جَلَسُوا يَتَحَدَّثُونَ فَأَخَذَ كَأَنَّهُ يَتَهَيَّأُ لِلْقِيَامِ فَلَمْ يَقُومُوا، فَلَمَّا رَأَى ذَلِكَ قَامَ، فَلَمَّا قَامَ قَامَ مَنْ قَامَ مِنَ الْقَوْمِ وَقَعَدَ بَقِيَّةُ الْقَوْمِ، وَإِنَّ النَّبِيَّ ﷺ جَاءَ لِيَدْخُلَ، فَإِذَا الْقَوْمُ جُلُوسٌ، ثُمَّ إِنَّهُمْ قَامُوا فَانْطَلَقُوا فَأَخْبَرْتُ النَّبِيَّ ﷺ فَجَاءَ حَتَّى دَخَلَ، فَذَهَبْتُ أَدْخُلُ فَأَلْقَى الْحِجَابَ بَيْنِي وَبَيْنَهُ، وَأَنْزَلَ اللَّهُ تَعَالَى: ﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَدْخُلُوا بُيُوتَ النَّبِيِّ إِلَّا أَن يُؤْذَنَ لَكُمْ إِلَىٰ طَعَامٍ غَيْرَ نَاظِرِينَ إِنَاهُ وَلَـٰكِنْ إِذَا دُعِيتُمْ فَادْخُلُوا فَإِذَا طَعِمْتُمْ فَانتَشِرُوا وَلَا مُسْتَأْنِسِينَ لِحَدِيثٍ ۚ إِنَّ ذَٰلِكُمْ كَانَ يُؤْذِي النَّبِيَّ فَيَسْتَحْيِي مِنكُمْ ۖ وَاللَّـهُ لَا يَسْتَحْيِي مِنَ الْحَقِّ ۚ وَإِذَا سَأَلْتُمُوهُنَّ مَتَاعًا فَاسْأَلُوهُنَّ مِن وَرَاءِ حِجَابٍ ۚ ذَٰلِكُمْ أَطْهَرُ لِقُلُوبِكُمْ وَقُلُوبِهِنَّ ۚ وَمَا كَانَ لَكُمْ أَن تُؤْذُوا رَسُولَ اللَّـهِ وَلَا أَن تَنكِحُوا أَزْوَاجَهُ مِن بَعْدِهِ أَبَدًا ۚ إِنَّ ذَٰلِكُمْ كَانَ عِندَ اللَّـهِ عَظِيمًا ﴾ [الأحزاب: ٥٣] قَالَ أَبُو عَبْد اللَّهِ: فِيهِ مِنْ الْفِقْهِ أَنَّهُ لَمْ يَسْتَأْذِنْهُمْ حِينَ قَامَ وَخَرَجَ وَفِيهِ أَنَّهُ تَهَيَّأَ لِلْقِيَامِ وَهُوَ يُرِيدُ أَنْ يَقُومُوا.",
    "albanian": "Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e këtij i ka thënë babai i tij, e këtij i ka treguar Ebu Mixhlezi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ u martua me Zejneben, disa burra erdhën (në gosti) dhe hëngrën, pastaj vazhduan ndejën duke biseduar. Pejgamberi ﷺ bënte sikur donte të ngrihej, por ata nuk u ngritën. Kur e pa këtë, ai u ngrit, e në atë rast disa prej tyre u ngritën, disa mbetën aty. Kur Pejgamberi ﷺ u kthye dhe deshi të hyjë brenda, pa se ata ende ishin duke ndenjur. Më vonë, kur ata u ngritën dhe shkuan, unë shkova dhe e lajmërova Pejgamberin ﷺ, e në atë rast ai erdhi dhe u fut brenda. Unë desha të hyj me të, por ai e lëshoi perden mes meje dhe tij. Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “O besimtarë, mos hyni në shtëpitë e të Dërguarit, përveç rastit kur ju është dhënë leje për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit)! Hyni vetëm kur t'ju thërrasin dhe, pasi të hani, shpërndahuni! Mos qëndroni pas ushqimit për të biseduar me njëri-tjetrin. Kjo, me të vërtetë, e shqetësonte të Dërguarin e ai turpërohej (që t'jua thoshte këtë), ndërsa Allahu nuk turpërohet që t'jua thotë të vërtetën. Kur të kërkoni prej grave të Pejgamberit diçka, kërkojeni prapa perdes! Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre. Juve nuk ju lejohet që ta shqetësoni të Dërguarin e Allahut, as që të martoheni me gratë e tij pas (vdekjes së) tij kurrë. Kjo është vërtet gjynah i madh para Allahut.” (Ahzab, 53) Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: “Prej dobive të hadithit është se Pejgamberi ﷺ nuk kërkoi leje prej tyre kur u ngrit dhe doli. Po ashtu, ai bënte sikur po ngrihej, por në të vërtetë donte që ata të ngriheshin.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6239.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6239.json"
  }
}