Sahihu i Buhariut — Hadithi 6246

Kërkimi i lejes · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Dherri. [t]: Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Omer ibn Dherri, e këtij i ka rrëfyer Muxhahidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova me të Dërguarin e Allahut ﷺ (në shtëpinë e tij), ku ai gjeti një tas me qumësht dhe tha: “Ebu Hirr, shko te banorët e sufes dhe ftoji tek unë.” Unë shkova dhe i ftova, kështu që ata erdhën dhe kërkuan leje për të hyrë. Kur Pejgamberi ﷺ u dha leje, ata hynë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ ذَرٍّ؛ [ح:] وَحَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مُقَاتِلٍ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا عُمَرُ بْنُ ذَرٍّ: أَخْبَرَنَا مُجَاهِدٌ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: دَخَلْتُ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَوَجَدَ لَبَنًا فِي قَدَحٍ فَقَالَ: "أَبَا هِرٍّ، الْحَقْ أَهْلَ الصُّفَّةِ فَادْعُهُمْ إِلَىَّ". قَالَ: فَأَتَيْتُهُمْ فَدَعَوْتُهُمْ، فَأَقْبَلُوا فَاسْتَأْذَنُوا فَأُذِنَ لَهُمْ، فَدَخَلُوا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6246