Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Amër ibn Amir Ensariun se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, pasi muezini e thërriste ezanin e akshamit, disa shokë të Pejgamberit ﷺ nxitonin te shtyllat (e xhamisë), për t'i falur dy rekate, derisa Pejgamberi ﷺ dilte për namaz (farz). Ndërkaq, mes tyre (ezanit dhe ikametit) nuk kishte dhe aq kohë. Othman ibn Xhebele dhe Ebu Davudi transmetojnë nga Shuëbe (se Enesi ka thënë): “Mes tyre kishte vetëm pak kohë.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ قَالَ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ قَالَ: سَمِعْتُ عَمْرَو بْنَ عَامِرٍ الأَنْصَارِيَّ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ قَالَ: كَانَ الْمُؤَذِّنُ إِذَا أَذَّنَ قَامَ نَاسٌ مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ ﷺ يَبْتَدِرُونَ السَّوَارِيَ حَتَّى يَخْرُجَ النَّبِيُّ ﷺ وَهُمْ كَذَلِكَ يُصَلُّونَ الرَّكْعَتَيْنِ قَبْلَ الْمَغْرِبِ، وَلَمْ يَكُنْ بَيْنَ الأَذَانِ وَالإِقَامَةِ شَىْءٌ. قَالَ عُثْمَانُ بْنُ جَبَلَةَ وَأَبُو دَاوُدَ عَنْ شُعْبَةَ: لَمْ يَكُنْ بَيْنَهُمَا إِلاَّ قَلِيلٌ.