Sahihu i Buhariut — Hadithi 6256

Kërkimi i lejes · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup hebrenjsh erdhën tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i thanë: “Esamu alejke (vdekja qoftë mbi ty)!” Unë e kuptova atë, andaj ua ktheva: “Alejkum esamu ve laneh (mbi ju qoftë vdekja dhe mallkimi)!” I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “Ngadalë, oj Aishe, se Allahu e do butësinë në çdo gjë.” - O i Dërguari i Allahut, a nuk dëgjove çfarë thanë? - i thashë. - “Ua thashë unë: “Ve alejkum (edhe mbi ju) !” - tha i Dërguari i Allahut ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ، أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: دَخَلَ رَهْطٌ مِنَ الْيَهُودِ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالُوا: السَّامُ عَلَيْكَ. فَفَهِمْتُهَا فَقُلْتُ: عَلَيْكُمُ السَّامُ وَاللَّعْنَةُ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَهْلاً يَا عَائِشَةُ، فَإِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الرِّفْقَ فِي الأَمْرِ كُلِّهِ". فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَوَلَمْ تَسْمَعْ مَا قَالُوا؟ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "فَقَدْ قُلْتُ: وَعَلَيْكُمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6256