{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6266",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6266",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6266",
  "text": "Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Bishr ibn Shuajbi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Kabi se Abdullah ibn Abasi i ka treguar se Aliu, - e kishte fjalën për Ibn Ebu Talibin, - kishte dalë prej (dhomës së) Pejgamberit ﷺ [t:] Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Anbese, e këtij i ka treguar Junusi nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Kab ibn Maliku se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur Ali ibn Ebu Talibi doli nga Pejgamberi ﷺ, i cili po e përjetonte sëmundjen e vdekjes, njerëzit i thanë: “O Ebu Hasen, si është gdhirë i Dërguari i Allahut ﷺ?” - Është gdhirë më mirë, elhamdulilah! - tha Aliu. Pastaj Abasi e mori për dore dhe i tha: - A nuk po e sheh se, për Allahun, ti pas tri ditësh do të jesh rob i shkopit (do të udhëhiqesh nga tjetërkush), kurse unë, për Allahun, po vërej se i Dërguari i Allahut ﷺ do të vdesë nga kjo sëmundje, sepse i njoh fytyrat e benu abdulmutalibëve kur janë në prag të vdekjes. Eja të shkojmë tek i Dërguari i Allahut ﷺ ta pyesim kujt i takon kjo çështje (hilafeti). Po na takoi neve, atëherë e marrim vesh, po qe se ia lë dikujt tjetër, flasim me të që të na e lërë neve.” Aliu tha: “Për Allahun, nëse ia kërkojmë këtë (hilafetin) të Dërguarit të Allahut ﷺ e ai nuk na e jep, atëherë, pas tij, as njerëzit nuk do të na e japin. Andaj, kurrë nuk do t'ia kërkoj këtë gjë Pejgamberit ﷺ.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Kërkimi i lejes",
    "position": 79,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/79/kerkimi-i-lejes"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6266",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ: أَخْبَرَنَا بِشْرُ بْنُ شُعَيْبٍ: حَدَّثَنِي أَبِي، عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ كَعْبٍ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عَبَّاسٍ: أَخْبَرَهُ أَنَّ عَلِيًّا - يَعْنِي ابْنَ أَبِي طَالِبٍ - خَرَجَ مِنْ عِنْدِ النَّبِيِّ ﷺ؛ [ح:] وَحَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ صَالِحٍ: حَدَّثَنَا عَنْبَسَةُ: حَدَّثَنَا يُونُسُ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ كَعْبِ بْنِ مَالِكٍ أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عَبَّاسٍ أَخْبَرَهُ: أَنَّ عَلِيَّ بْنَ أَبِي طَالِبٍ - رضى الله عنه - خَرَجَ مِنْ عِنْدِ النَّبِيِّ ﷺ فِي وَجَعِهِ الَّذِي تُوُفِّيَ فِيهِ فَقَالَ النَّاسُ: يَا أَبَا حَسَنٍ كَيْفَ أَصْبَحَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ؟ قَالَ: أَصْبَحَ بِحَمْدِ اللَّهِ بَارِئًا فَأَخَذَ بِيَدِهِ الْعَبَّاسُ فَقَالَ: أَلاَ تَرَاهُ؟ أَنْتَ وَاللَّهِ بَعْدَ الثَّلاَثِ عَبْدُ الْعَصَا وَاللَّهِ إِنِّي لأُرَى رَسُولَ اللَّهِ ﷺ سَيُتَوَفَّى فِي وَجَعِهِ، وَإِنِّي لأَعْرِفُ فِي وُجُوهِ بَنِي عَبْدِ الْمُطَّلِبِ الْمَوْتَ، فَاذْهَبْ بِنَا إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَنَسْأَلَهُ فِيمَنْ يَكُونُ الأَمْرُ فَإِنْ كَانَ فِينَا عَلِمْنَا ذَلِكَ، وَإِنْ كَانَ فِي غَيْرِنَا أَمَرْنَاهُ فَأَوْصَى بِنَا. قَالَ عَلِيٌّ: وَاللَّهِ لَئِنْ سَأَلْنَاهَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَيَمْنَعُنَا لاَ يُعْطِينَاهَا النَّاسُ أَبَدًا، وَإِنِّي لاَ أَسْأَلُهَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ أَبَدًا.",
    "albanian": "Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Bishr ibn Shuajbi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Kabi se Abdullah ibn Abasi i ka treguar se Aliu, - e kishte fjalën për Ibn Ebu Talibin, - kishte dalë prej (dhomës së) Pejgamberit ﷺ [t:] Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Anbese, e këtij i ka treguar Junusi nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Kab ibn Maliku se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur Ali ibn Ebu Talibi doli nga Pejgamberi ﷺ, i cili po e përjetonte sëmundjen e vdekjes, njerëzit i thanë: “O Ebu Hasen, si është gdhirë i Dërguari i Allahut ﷺ?” - Është gdhirë më mirë, elhamdulilah! - tha Aliu. Pastaj Abasi e mori për dore dhe i tha: - A nuk po e sheh se, për Allahun, ti pas tri ditësh do të jesh rob i shkopit (do të udhëhiqesh nga tjetërkush), kurse unë, për Allahun, po vërej se i Dërguari i Allahut ﷺ do të vdesë nga kjo sëmundje, sepse i njoh fytyrat e benu abdulmutalibëve kur janë në prag të vdekjes. Eja të shkojmë tek i Dërguari i Allahut ﷺ ta pyesim kujt i takon kjo çështje (hilafeti). Po na takoi neve, atëherë e marrim vesh, po qe se ia lë dikujt tjetër, flasim me të që të na e lërë neve.” Aliu tha: “Për Allahun, nëse ia kërkojmë këtë (hilafetin) të Dërguarit të Allahut ﷺ e ai nuk na e jep, atëherë, pas tij, as njerëzit nuk do të na e japin. Andaj, kurrë nuk do t'ia kërkoj këtë gjë Pejgamberit ﷺ.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6266.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6266.json"
  }
}