{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6271",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6271",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6271",
  "text": "Hasen ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij duke e përmendur nga Ebu Mixhlezi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ u martua me Zejnebe bint Xhahshin, i ftoi njerëzit (në dasmë). Ata hëngrën, pastaj vazhduan ndejën duke biseduar. Kështu, Pejgamberi ﷺ bënte sikur donte të ngrihej, por ata nuk u ngritën. Kur pa se nuk po ngrihen, Pejgamberi ﷺ u ngrit vetë. Kur u ngrit, u ngritën edhe një pjesë e njerëzve, ndërsa tri veta vazhduan të qëndrojnë aty. Më pas, Pejgamberi ﷺ erdhi që të hyjë, porse ata ende qëndronin ulur. Më vonë, ata u ngritën dhe shkuan, e në atë rast e lajmërova Pejgamberin ﷺ se ata kishin shkuar, andaj erdhi dhe hyri brenda. Desha të hyj edhe unë, por ai e lëshoi perden mes meje dhe tij. Në atë rast Allahu e zbriti ajetin: “O besimtarë, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit, përveç rastit kur ju është dhënë leje për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit)! Hyni vetëm kur t'ju thërrasin dhe, pasi të hani, shpërndahuni! Mos qëndroni pas ushqimit për të biseduar me njëri-tjetrin. Kjo, me të vërtetë, e shqetësonte Pejgamberin e ai turpërohej (që t'jua thoshte këtë), ndërsa Allahu nuk turpërohet që t'jua thotë të vërtetën. Kur të kërkoni prej grave të Pejgamberit diçka, kërkojeni prapa perdes! Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre. Juve nuk ju lejohet që ta shqetësoni të Dërguarin e Allahut, as që të martoheni me gratë e tij pas (vdekjes së) tij. Kjo është vërtet gjynah i madh para Allahut.” (Ahzab, 53)",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Kërkimi i lejes",
    "position": 79,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/79/kerkimi-i-lejes"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6271",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا الْحَسَنُ بْنُ عُمَرَ: حَدَّثَنَا مُعْتَمِرٌ: سَمِعْتُ أَبِي يَذْكُرُ، عَنْ أَبِي مِجْلَزٍ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا تَزَوَّجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ زَيْنَبَ ابْنَةَ جَحْشٍ دَعَا النَّاسَ طَعِمُوا ثُمَّ جَلَسُوا يَتَحَدَّثُونَ قَالَ: فَأَخَذَ كَأَنَّهُ يَتَهَيَّأُ لِلْقِيَامِ فَلَمْ يَقُومُوا، فَلَمَّا رَأَى ذَلِكَ قَامَ، فَلَمَّا قَامَ، قَامَ مَنْ قَامَ مَعَهُ مِنَ النَّاسِ، وَبَقِيَ ثَلاَثَةٌ، وَإِنَّ النَّبِيَّ ﷺ جَاءَ لِيَدْخُلَ فَإِذَا الْقَوْمُ جُلُوسٌ، ثُمَّ إِنَّهُمْ قَامُوا فَانْطَلَقُوا قَالَ: فَجِئْتُ فَأَخْبَرْتُ النَّبِيَّ ﷺ أَنَّهُمْ قَدِ انْطَلَقُوا، فَجَاءَ حَتَّى دَخَلَ فَذَهَبْتُ أَدْخُلُ، فَأَرْخَى الْحِجَابَ بَيْنِي وَبَيْنَهُ، وَأَنْزَلَ اللَّهُ تَعَالَى: ﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَدْخُلُوا بُيُوتَ النَّبِيِّ إِلَّا أَن يُؤْذَنَ لَكُمْ إِلَىٰ طَعَامٍ غَيْرَ نَاظِرِينَ إِنَاهُ وَلَـٰكِنْ إِذَا دُعِيتُمْ فَادْخُلُوا فَإِذَا طَعِمْتُمْ فَانتَشِرُوا وَلَا مُسْتَأْنِسِينَ لِحَدِيثٍ ۚ إِنَّ ذَٰلِكُمْ كَانَ يُؤْذِي النَّبِيَّ فَيَسْتَحْيِي مِنكُمْ ۖ وَاللَّـهُ لَا يَسْتَحْيِي مِنَ الْحَقِّ ۚ وَإِذَا سَأَلْتُمُوهُنَّ مَتَاعًا فَاسْأَلُوهُنَّ مِن وَرَاءِ حِجَابٍ ۚ ذَٰلِكُمْ أَطْهَرُ لِقُلُوبِكُمْ وَقُلُوبِهِنَّ ۚ وَمَا كَانَ لَكُمْ أَن تُؤْذُوا رَسُولَ اللَّـهِ وَلَا أَن تَنكِحُوا أَزْوَاجَهُ مِن بَعْدِهِ أَبَدًا ۚ إِنَّ ذَٰلِكُمْ كَانَ عِندَ اللَّـهِ عَظِيمًا ﴾ [الأحزاب: ٥٣]",
    "albanian": "Hasen ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij duke e përmendur nga Ebu Mixhlezi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ u martua me Zejnebe bint Xhahshin, i ftoi njerëzit (në dasmë). Ata hëngrën, pastaj vazhduan ndejën duke biseduar. Kështu, Pejgamberi ﷺ bënte sikur donte të ngrihej, por ata nuk u ngritën. Kur pa se nuk po ngrihen, Pejgamberi ﷺ u ngrit vetë. Kur u ngrit, u ngritën edhe një pjesë e njerëzve, ndërsa tri veta vazhduan të qëndrojnë aty. Më pas, Pejgamberi ﷺ erdhi që të hyjë, porse ata ende qëndronin ulur. Më vonë, ata u ngritën dhe shkuan, e në atë rast e lajmërova Pejgamberin ﷺ se ata kishin shkuar, andaj erdhi dhe hyri brenda. Desha të hyj edhe unë, por ai e lëshoi perden mes meje dhe tij. Në atë rast Allahu e zbriti ajetin: “O besimtarë, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit, përveç rastit kur ju është dhënë leje për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit)! Hyni vetëm kur t'ju thërrasin dhe, pasi të hani, shpërndahuni! Mos qëndroni pas ushqimit për të biseduar me njëri-tjetrin. Kjo, me të vërtetë, e shqetësonte Pejgamberin e ai turpërohej (që t'jua thoshte këtë), ndërsa Allahu nuk turpërohet që t'jua thotë të vërtetën. Kur të kërkoni prej grave të Pejgamberit diçka, kërkojeni prapa perdes! Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre. Juve nuk ju lejohet që ta shqetësoni të Dërguarin e Allahut, as që të martoheni me gratë e tij pas (vdekjes së) tij. Kjo është vërtet gjynah i madh para Allahut.” (Ahzab, 53)"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6271.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6271.json"
  }
}