Sahihu i Buhariut — Hadithi 6277

Kërkimi i lejes · Transmetuesi: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Shqip

Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Halidi. [t]: Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Amër ibn Avniu, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Halidi, e ky nga Ebu Kilabe, e këtij i ka rrëfyer Ebu Melihu, i cili tregon se, pasi ka hyrë bashkë me Zejdin te babai i tij (Ebu Kilabe), Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ ia kishin përmendur agjërimin tim. Kur erdhi tek unë, i ofrova një jastëk prej lëkure, të mbushur me fije palme , por ai u ul në tokë, e jastëku mbeti mes meje e tij dhe tha: - “A nuk të mjaftojnë tri ditë për çdo muaj?” - O i Dërguari i Allahut..., - i thashë. - “Pesë?” - tha ai. - O i Dërguari i Allahut... - “Shtatë?” - O i Dërguari i Allahut... - “Nëntë?” - O i Dërguari i Allahut... - “Njëmbëdhjetë?” - O i Dërguari i Allahut... Pastaj tha: “Nuk ka agjërim më shumë se agjërimi i Davudit ﷺ. Ai agjëronte gjysmën e kohës: një ditë agjërim, një ditë ngrënie.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ؛ [ح:] وَحَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ عَوْنٍ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ، عَنْ خَالِدٍ، عَنْ أَبِي قِلاَبَةَ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبُو الْمَلِيحِ قَالَ: دَخَلْتُ مَعَ أَبِيكَ زَيْدٍ عَلَى عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو فَحَدَّثَنَا أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ ذُكِرَ لَهُ صَوْمِي، فَدَخَلَ عَلَىَّ، فَأَلْقَيْتُ لَهُ وِسَادَةً مِنْ أَدَمٍ حَشْوُهَا لِيفٌ، فَجَلَسَ عَلَى الأَرْضِ، وَصَارَتِ الْوِسَادَةُ بَيْنِي وَبَيْنَهُ، فَقَالَ لِي: "أَمَا يَكْفِيكَ مِنْ كُلِّ شَهْرٍ ثَلاَثَةُ أَيَّامٍ؟" قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "خَمْسًا؟" قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "سَبْعًا؟" قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "تِسْعًا؟" قُلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "إِحْدَى عَشْرَةَ؟" قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "لاَ صَوْمَ فَوْقَ صَوْمِ دَاوُدَ، شَطْرَ الدَّهْرِ، صِيَامُ يَوْمٍ، وَإِفْطَارُ يَوْمٍ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6277