Sahihu i Buhariut — Hadithi 6278

Kërkimi i lejes · Transmetuesi: Ebu Derdai

Shqip

Jahja ibn Xhaferi na ka thënë: Na ka treguar Jezidi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Mugire, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame, se pati shkuar në Sham. [t]: Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Mugire se Ibrahim Nehaiu tregon: “Kur Alkame shkoi në Sham, hyri në xhami dhe i fali dy rekate, pastaj tha: “O Allah, më sill një shoqërues!” Kështu, u ul pranë Ebu Derdait, i cili e pyeti: - Prej nga je? - Prej Kufes, - iu përgjigj Alkame. - A nuk është te ju ai që i di sekretet e Pejgamberit ﷺ, të cilat nuk i di askush tjetër? - pyeti Ebu Derdai, - duke aluduar në Hudhejfen. - A nuk është në mesin tuaj, - ose ka thënë: nuk ishte në mesin tuaj, - ai që Allahu e ka mbrojtur prej shejtanit, nëpërmjet gjuhës së Pejgamberit ﷺ? - pyeti Ebu Derdai, - duke aluduar në Amarin. - A nuk është te ju bartësi i misvakut dhe jastëkut (të Pejgamberit ﷺ)? - pyeti sërish Ebu Derdai, - duke aluduar në Ibn Mesudin. - Si e lexonte Abdullah ibn Mesudi ajetin: “Betohem në natën që me errësirë mbulon gjithësinë!”? (Lejl, 1) - pyeti Ebu Derdai. - “Betohem në mashkullin dhe femrën!” - lexoi Alkame. Ebu Derdai vazhdoi: “Këta vazhdimisht këmbëngulën, saqë pothuajse më detyruan të braktis atë që e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ (mënyrën e leximit të këtyre ajeteve).”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ جَعْفَرٍ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ، عَنْ شُعْبَةَ، عَنْ مُغِيرَةَ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَلْقَمَةَ، أَنَّهُ قَدِمَ الشَّامَ؛ [ح:] وَحَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ مُغِيرَةَ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: ذَهَبَ عَلْقَمَةُ إِلَى الشَّامِ، فَأَتَى الْمَسْجِدَ فَصَلَّى رَكْعَتَيْنِ فَقَالَ: اللَّهُمَّ ارْزُقْنِي جَلِيسًا. فَقَعَدَ إِلَى أَبِي الدَّرْدَاءِ فَقَالَ: مِمَّنْ أَنْتَ؟ قَالَ: مِنْ أَهْلِ الْكُوفَةِ. قَالَ: أَلَيْسَ فِيكُمْ صَاحِبُ السِّرِّ الَّذِي كَانَ لاَ يَعْلَمُهُ غَيْرُهُ؟ - يَعْنِي حُذَيْفَةَ ـ. أَلَيْسَ فِيكُمْ - أَوْ كَانَ فِيكُمُ - الَّذِي أَجَارَهُ اللَّهُ عَلَى لِسَانِ رَسُولِهِ ﷺ مِنَ الشَّيْطَانِ؟ - يَعْنِي عَمَّارًا ـ. أَوَلَيْسَ فِيكُمْ صَاحِبُ السِّوَاكِ وَالْوِسَادِ؟ - يَعْنِي ابْنَ مَسْعُودٍ ـ. كَيْفَ كَانَ عَبْدُ اللَّهِ يَقْرَأُ: ﴿وَاللَّيْلِ إِذَا يَغْشَى﴾؟ قَالَ: ( وَالذَّكَرِ وَالأُنْثَى ) . فَقَالَ: مَا زَالَ هَؤُلاَءِ حَتَّى كَادُوا يُشَكِّكُونِي، وَقَدْ سَمِعْتُهَا مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6278