{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6285",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6285",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6285",
  "text": "6285. 6286. Musai transmeton nga Ebu Avane, e këtij i ka treguar Firasi, e ky nga Amiri, e ky nga Mesruku se Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon: “Ishim te Pejgamberi ﷺ të gjitha gratë e tij së bashku, asnjëra nuk mungonte. Ndërkohë, erdhi Fatimja duke ecur. Betohem në Allahun se ecja e saj nuk dallonte nga ecja e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Kur Pejgamberi ﷺ e pa, i shprehu mirëseardhje duke i thënë: “Mirë se erdhe, oj bija ime!” - dhe e uli në të djathtë ose në të majtë të tij. Pastaj i tha diçka fshehurazi, gjë që e bëri të qajë shumë. Kur e pa mërzinë e saj, sërish i tha diçka fshehurazi dhe ajo filloi të qeshë. Ngaqë edhe unë isha në mesin e grave, i thashë Fatimes: “I Dërguari i Allahut të veçoi prej nesh me një sekret që të bëri të qash.” Kur i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit, unë e pyeta Fatimen: “Çfarë sekreti ta tha?” Ajo ma ktheu: “Nuk do ta shpalos sekretin e të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Por, pasi vdiq Pejgamberi ﷺ, sërish i thashë: “Të kërkoj me këmbëngulje, për shkak të hakut që ke ndaj meje, të më tregosh!” Ajo tha: “Tani po.” Kur më foli herën e parë fshehurazi, më tha: “Deri tani, Xhibrili ma lexonte Kuranin një herë në vit, kurse sivjet ma lexoi dy herë. Mendoj se vdekja më është afruar. Ki frikë Allahun dhe bëj durim se, ah, sa paraardhës i mirë për ty jam unë!” Fatimja tha: “Për këtë qava, ashtu siç më ke parë. Por, kur ai e pa mërzinë time, sërish më foli dhe më tha: “Oj Fatime, a nuk dëshiron të jesh zonja e grave të besimtarëve (në Xhenet), - ose ka thënë: zonja e grave të këtij umeti?”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Kërkimi i lejes",
    "position": 79,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/79/kerkimi-i-lejes"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6285",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُوسَى، عَنْ أَبِي عَوَانَةَ: حَدَّثَنَا فِرَاسٌ، عَنْ عَامِرٍ، عَنْ مَسْرُوقٍ: حَدَّثَتْنِي عَائِشَةُ أُمُّ الْمُؤْمِنِينَ، قَالَتْ: إِنَّا كُنَّا أَزْوَاجَ النَّبِيِّ ﷺ عِنْدَهُ جَمِيعًا، لَمْ تُغَادَرْ مِنَّا وَاحِدَةٌ، فَأَقْبَلَتْ فَاطِمَةُ تَمْشِي، وَلاَ وَاللَّهِ مَا تَخْفَى مِشْيَتُهَا مِنْ مِشْيَةِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَلَمَّا رَآهَا رَحَّبَ قَالَ: \"مَرْحَبًا بِابْنَتِي\". ثُمَّ أَجْلَسَهَا عَنْ يَمِينِهِ - أَوْ عَنْ شِمَالِهِ -، ثُمَّ سَارَّهَا فَبَكَتْ بُكَاءً شَدِيدًا، فَلَمَّا رَأَى حُزْنَهَا سَارَّهَا الثَّانِيَةَ إِذَا هِيَ تَضْحَكُ. فَقُلْتُ لَهَا أَنَا مِنْ بَيْنِ نِسَائِهِ -: خَصَّكِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِالسِّرِّ مِنْ بَيْنِنَا، ثُمَّ أَنْتِ تَبْكِينَ. فَلَمَّا قَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ سَأَلْتُهَا عَمَّا سَارَّكِ قَالَتْ: مَا كُنْتُ لأُفْشِيَ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ سِرَّهُ. فَلَمَّا تُوُفِّيَ قُلْتُ لَهَا: عَزَمْتُ عَلَيْكِ - بِمَا لِي عَلَيْكِ مِنَ الْحَقِّ - لَمَّا أَخْبَرْتِنِي. قَالَتْ: أَمَّا الآنَ فَنَعَمْ. فَأَخْبَرَتْنِي قَالَتْ: أَمَّا حِينَ سَارَّنِي فِي الأَمْرِ الأَوَّلِ، فَإِنَّهُ أَخْبَرَنِي أَنَّ جِبْرِيلَ كَانَ يُعَارِضُهُ بِالْقُرْآنِ كُلَّ سَنَةٍ مَرَّةً: \"وَإِنَّهُ قَدْ عَارَضَنِي بِهِ الْعَامَ مَرَّتَيْنِ، وَلاَ أَرَى الأَجَلَ إِلاَّ قَدِ اقْتَرَبَ، فَاتَّقِي اللَّهَ وَاصْبِرِي، فَإِنِّي نِعْمَ السَّلَفُ أَنَا لَكِ\". قَالَتْ: فَبَكَيْتُ بُكَائِي الَّذِي رَأَيْتِ، فَلَمَّا رَأَى جَزَعِي سَارَّنِي الثَّانِيَةَ قَالَ: \"يَا فَاطِمَةُ أَلاَ تَرْضَيْنَ أَنْ تَكُونِي سَيِّدَةَ نِسَاءِ الْمُؤْمِنِينَ - أَوْ - سَيِّدَةَ نِسَاءِ هَذِهِ الأُمَّةِ؟\".",
    "albanian": "6285. 6286. Musai transmeton nga Ebu Avane, e këtij i ka treguar Firasi, e ky nga Amiri, e ky nga Mesruku se Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon: “Ishim te Pejgamberi ﷺ të gjitha gratë e tij së bashku, asnjëra nuk mungonte. Ndërkohë, erdhi Fatimja duke ecur. Betohem në Allahun se ecja e saj nuk dallonte nga ecja e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Kur Pejgamberi ﷺ e pa, i shprehu mirëseardhje duke i thënë: “Mirë se erdhe, oj bija ime!” - dhe e uli në të djathtë ose në të majtë të tij. Pastaj i tha diçka fshehurazi, gjë që e bëri të qajë shumë. Kur e pa mërzinë e saj, sërish i tha diçka fshehurazi dhe ajo filloi të qeshë. Ngaqë edhe unë isha në mesin e grave, i thashë Fatimes: “I Dërguari i Allahut të veçoi prej nesh me një sekret që të bëri të qash.” Kur i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit, unë e pyeta Fatimen: “Çfarë sekreti ta tha?” Ajo ma ktheu: “Nuk do ta shpalos sekretin e të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Por, pasi vdiq Pejgamberi ﷺ, sërish i thashë: “Të kërkoj me këmbëngulje, për shkak të hakut që ke ndaj meje, të më tregosh!” Ajo tha: “Tani po.” Kur më foli herën e parë fshehurazi, më tha: “Deri tani, Xhibrili ma lexonte Kuranin një herë në vit, kurse sivjet ma lexoi dy herë. Mendoj se vdekja më është afruar. Ki frikë Allahun dhe bëj durim se, ah, sa paraardhës i mirë për ty jam unë!” Fatimja tha: “Për këtë qava, ashtu siç më ke parë. Por, kur ai e pa mërzinë time, sërish më foli dhe më tha: “Oj Fatime, a nuk dëshiron të jesh zonja e grave të besimtarëve (në Xhenet), - ose ka thënë: zonja e grave të këtij umeti?”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6285.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6285.json"
  }
}