Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Një natë) pasi u thirr ikameti për namaz, një burrë po bisedonte i veçuar me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Bisedoi me të aq gjatë, saqë njerëzit filluan të koteshin, pastaj u ngrit dhe u fal.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ عَبْدِ الْعَزِيزِ، عَنْ أَنَس ٍ - رضى الله عنه - قَالَ: أُقِيمَتِ الصَّلاَةُ وَرَجُلٌ يُنَاجِي رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَمَا زَالَ يُنَاجِيهِ حَتَّى نَامَ أَصْحَابُهُ، ثُمَّ قَامَ فَصَلَّى.