{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6308",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6308",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6308",
  "text": "Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Shihabi, e ky nga Ameshi, e ky nga Umare ibn Umejri se Harith ibn Suvejdi tregon: “Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) na i ka treguar dy hadithe: njërin nga Pejgamberi ﷺ, kurse tjetrin prej vetes.” Ai thoshte: “Besimtari i sheh mëkatet e veta sikurse të ishte ulur nën një kodër, duke u frikësuar se do t'i bjerë sipër, kurse mëkatari i sheh mëkatet e veta sikurse një mizë që i kalon nga hunda e ai ia bën me dorë kështu”, - Ebu Shihabi thotë: “Bëri me dorë mbi hundë (për ta larguar).” Ndërkaq, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu gëzohet me pendimin e robit të Vet më shumë se një njeri i cili ndalet pranë një vendi të rrezikshëm me kafshën e tij që ia bart ushqimin e pijen dhe vë kokën diku për të fjetur. Kur zgjohet, sheh se kafsha i ka ikur. Kjo gjendje vazhdon derisa ta kaplojë vapa dhe etja, ose (qëndron) për aq sa do Allahu, pastaj thotë: “Po kthehem te vendi im.” Kështu, kthehet e prapë bën një sy gjumë dhe, kur e ngre kokën, e gjen kafshën e tij pranë.” Transmetimin e Ebu Shihabit e fuqizon Ebu Avane dhe Xheriri nga Ameshi. Ebu Usame ka thënë: “Na ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Umare, e ky e ka dëgjuar Harith ibn Suvejdin. Shuëbe dhe Ebu Muslimi kanë transmetuar nga Ameshi, e ky nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga Harith ibn Suvejdi. Ebu Muaviu ka thënë: “Na ka treguar Ameshi nga Umare, e ky nga Esvedi, e ky nga Abdullahu dhe Ibrahim Tejmiu, e këta nga Harith ibn Suvejdi, e ky nga Abdullahu.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Lutjet",
    "position": 80,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/80/lutjet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6308",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Mesudi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ: حَدَّثَنَا أَبُو شِهَابٍ عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ عُمَارَةَ بْنِ عُمَيْرٍ، عَنِ الْحَارِثِ بْنِ سُوَيْدٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْعُودٍ حَدِيثَيْنِ، أَحَدُهُمَا عَنِ النَّبِيِّ ﷺ وَالآخَرُ عَنْ نَفْسِهِ قَالَ: \"إِنَّ الْمُؤْمِنَ يَرَى ذُنُوبَهُ كَأَنَّهُ قَاعِدٌ تَحْتَ جَبَلٍ يَخَافُ أَنْ يَقَعَ عَلَيْهِ، وَإِنَّ الْفَاجِرَ يَرَى ذُنُوبَهُ كَذُبَابٍ مَرَّ عَلَى أَنْفِهِ\". فَقَالَ بِهِ هَكَذَا. قَالَ أَبُو شِهَابٍ: بِيَدِهِ فَوْقَ أَنْفِهِ. ثُمَّ قَالَ: \"لَلَّهُ أَفْرَحُ بِتَوْبَةِ العَبْدِ مِنْ رَجُلٍ نَزَلَ مَنْزِلاً وَبِهِ مَهْلَكَةٌ، وَمَعَهُ رَاحِلَتُهُ عَلَيْهَا طَعَامُهُ وَشَرَابُهُ، فَوَضَعَ رَأْسَهُ فَنَامَ نَوْمَةً، فَاسْتَيْقَظَ وَقَدْ ذَهَبَتْ رَاحِلَتُهُ، حَتَّى اشْتَدَّ عَلَيْهِ الْحَرُّ وَالْعَطَشُ، أَوْ مَا شَاءَ اللَّهُ قَالَ: أَرْجِعُ إِلَى مَكَانِي. فَرَجَعَ فَنَامَ نَوْمَةً، ثُمَّ رَفَعَ رَأْسَهُ، فَإِذَا رَاحِلَتُهُ عِنْدَهُ\". تَابَعَهُ أَبُو عَوَانَةَ وَجَرِيرٌ عَنِ الأَعْمَشِ. وَقَالَ أَبُو أُسَامَةَ: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ: حَدَّثَنَا عُمَارَةُ: سَمِعْتُ الْحَارِثَ. بْنَ سُوَيْدٍ. وَقَالَ شُعْبَةُ وَأَبُو مُسْلِمٍ عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ التَّيْمِيِّ، عَنِ الْحَارِثِ بْنِ سُوَيْدٍ. وَقَالَ أَبُو مُعَاوِيَةَ: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ عَنْ عُمَارَةَ، عَنِ الأَسْوَدِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ وَعَنْ إِبْرَاهِيمَ التَّيْمِيِّ، عَنِ الْحَارِثِ بْنِ سُوَيْدٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ.",
    "albanian": "Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Shihabi, e ky nga Ameshi, e ky nga Umare ibn Umejri se Harith ibn Suvejdi tregon: “Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) na i ka treguar dy hadithe: njërin nga Pejgamberi ﷺ, kurse tjetrin prej vetes.” Ai thoshte: “Besimtari i sheh mëkatet e veta sikurse të ishte ulur nën një kodër, duke u frikësuar se do t'i bjerë sipër, kurse mëkatari i sheh mëkatet e veta sikurse një mizë që i kalon nga hunda e ai ia bën me dorë kështu”, - Ebu Shihabi thotë: “Bëri me dorë mbi hundë (për ta larguar).” Ndërkaq, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu gëzohet me pendimin e robit të Vet më shumë se një njeri i cili ndalet pranë një vendi të rrezikshëm me kafshën e tij që ia bart ushqimin e pijen dhe vë kokën diku për të fjetur. Kur zgjohet, sheh se kafsha i ka ikur. Kjo gjendje vazhdon derisa ta kaplojë vapa dhe etja, ose (qëndron) për aq sa do Allahu, pastaj thotë: “Po kthehem te vendi im.” Kështu, kthehet e prapë bën një sy gjumë dhe, kur e ngre kokën, e gjen kafshën e tij pranë.” Transmetimin e Ebu Shihabit e fuqizon Ebu Avane dhe Xheriri nga Ameshi. Ebu Usame ka thënë: “Na ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Umare, e ky e ka dëgjuar Harith ibn Suvejdin. Shuëbe dhe Ebu Muslimi kanë transmetuar nga Ameshi, e ky nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga Harith ibn Suvejdi. Ebu Muaviu ka thënë: “Na ka treguar Ameshi nga Umare, e ky nga Esvedi, e ky nga Abdullahu dhe Ibrahim Tejmiu, e këta nga Harith ibn Suvejdi, e ky nga Abdullahu.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6308.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6308.json"
  }
}