Sahihu i Buhariut — Hadithi 6312

Lutjet · Transmetuesi: Hudhejfe ibn Jemani

Shqip

Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Abdulmeliku, e ky nga Ribij ibn Hirashi se Hudhejfe ibn Jemani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ shtrihej në shtrat, thoshte: “Bismike emutu ve ahja (me emrin Tënd vdes dhe ngjallem) .” Ndërkaq, kur zgjohej, thoshte: “Elhamdulilahi ledhi ahjana bade ma ematena ve ilejhi nushur (Falënderimi i takon Allahut, i Cili na ngjalli pasi na bëri të vdekur (në gjumë) dhe tek Ai është ringjallja) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا قَبِيصَةُ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ عَنْ عَبْدِ الْمَلِكِ، عَنْ رِبْعِيِّ بْنِ حِرَاشٍ، عَنْ حُذَيْفَةَ قَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ إِذَا أَوَى إِلَى فِرَاشِهِ قَالَ: "بِاسْمِكَ أَمُوتُ وَأَحْيَا". وَإِذَا قَامَ قَالَ: "الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي أَحْيَانَا بَعْدَ مَا أَمَاتَنَا وَإِلَيْهِ النُّشُورُ". تُنْشِرُهَا: تُخْرِجُهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6312