Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Omeri, e këtij i ka treguar Seid ibn Seid Makburiu, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush bëhet gati për t'u shtrirë në shtrat, le ta fshijë shtratin me pjesën e brendshme të rrobës së poshtme , sepse ai nuk e di çfarë mund të ketë mbetur sipër tij, pastaj le të thotë: “Bismike rabi vedatu xhenbi, ve bike erfeuhu, in emsekte nefsi ferhamha, ve in erselteha fahfedh'ha bima tahfedhu bihi ibadeke salihin (Me emrin Tënd, o Zoti im, unë shtrihem dhe me Të ngrihem. Nëse ma merr shpirtin tim, mëshiroje, e, nëse ma kthen, ruaje siç i ruan robërit e Tu të mirë) .” Transmetimin e Zuhejrit e fuqizon Ebu Damre dhe Ismail ibn Zekerija nga Abdullahu. Jahja ibn Seidi dhe Bishri transmetojnë nga Ubejdullahu, e ky nga Seidi, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Këtë e transmeton edhe Maliku dhe Ibn Axhlani nga Seidi, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.
حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ: حَدَّثَنَا زُهَيْرٌ: حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ: حَدَّثَنِي سَعِيدُ بْنُ أَبِي سَعِيدٍ الْمَقْبُرِيُّ عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِذَا أَوَى أَحَدُكُمْ إِلَى فِرَاشِهِ، فَلْيَنْفُضْ فِرَاشَهُ بِدَاخِلَةِ إِزَارِهِ، فَإِنَّهُ لاَ يَدْرِي مَا خَلَفَهُ عَلَيْهِ، ثُمَّ يَقُولُ: بِاسْمِكَ رَبِّ وَضَعْتُ جَنْبِي، وَبِكَ أَرْفَعُهُ، إِنْ أَمْسَكْتَ نَفْسِي فَارْحَمْهَا، وَإِنْ أَرْسَلْتَهَا فَاحْفَظْهَا، بِمَا تَحْفَظُ بِهِ عِبَادَكَ الصَّالِحِينَ". تَابَعَهُ أَبُو ضَمْرَةَ، وَإِسْمَاعِيلُ بْنُ زَكَرِيَّاءَ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ. وَقَالَ يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ وَبِشْرٌ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ، عَنْ سَعِيدٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ. وَرَوَاهُ مَالِكٌ وَابْنُ عَجْلاَنَ عَنْ سَعِيدٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.