Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Abdulmelik ibn Umejri, e ky nga Ribij ibn Hirashi se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ donte të flinte, thoshte: “Bismike Allahume emutu ve ahja (Me Emrin Tënd, o Allah, vdes dhe ngjallem) .” E, kur zgjohej prej gjumit, thoshte: “Elhamdulilahi ledhi ahjana bade ma ematena ve ilejhi nushur (Falënderimi i takon Allahut, i Cili na ngjalli pasi na bëri të vdekur (në gjumë) dhe tek Ai është ringjallja) .”
حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ عَنْ عَبْدِ الْمَلِكِ بْنِ عُمَيْرٍ، عَنْ رِبْعِيِّ بْنِ حِرَاشٍ، عَنْ حُذَيْفَةَ قَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ إِذَا أَرَادَ أَنْ يَنَامَ قَالَ: "بِاسْمِكَ اللَّهُمَّ أَمُوتُ وَأَحْيَا". وَإِذَا اسْتَيْقَظَ مِنْ مَنَامِهِ قَالَ: "الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي أَحْيَانَا بَعْدَ مَا أَمَاتَنَا، وَإِلَيْهِ النُّشُورُ".