Sahihu i Buhariut — Hadithi 6329

Lutjet · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Jezidi, e këtij i ka rrëfyer Verkai, e ky nga Sumeji, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa thanë: “O i Dërguari i Allahut, të pasurit na e kaluan në gradat e larta dhe në mirësitë e përjetshme! - “Si ashtu?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Po falen siç po falemi ne, po luftojnë siç po luftojmë ne dhe po japin sadaka prej tepricës së pasurisë, ndërkaq ne nuk po kemi pasuri. - “A t'ju tregoj për një gjë, të cilën, nëse e veproni, do t'i arrini ata që kanë qenë para jush, do t'ua kaloni atyre që vijnë pas jush dhe askush s'do të mund t'ju afrohet me punën që e bëni, përveç atij që vepron njëjtë?” - tha Pejgamberi ﷺ. Pastaj vazhdoi: “Bëni tesbih (subhanallah) dhjetë herë pas çdo namazi, tahmid (elhamdulilah) dhjetë herë dhe tekbir (Allahu ekber) dhjetë herë.” Transmetimin e Verkait nga Sumeji e fuqizon Ubejdullah ibn Omeri nga Sumeji. Po ashtu e transmeton ibn Axhlani nga Sumeji dhe Rexhai ibn Hajve. Xheriri e transmeton nga Abdulaziz ibn Rufeji, e ky nga Ebu Salihu, e ky nga Ebu Derdai. Njashtu edhe Suhejli e transmeton nga babai i tij, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ: أَخْبَرَنَا يَزِيدُ: أَخْبَرَنَا وَرْقَاءُ عَنْ سُمَىٍّ، عَنْ أَبِي صَالِحٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، ذَهَبَ أَهْلُ الدُّثُورِ بِالدَّرَجَاتِ وَالنَّعِيمِ الْمُقِيمِ. قَالَ: "كَيْفَ ذَاكَ؟" قَالَ: صَلَّوْا كَمَا صَلَّيْنَا، وَجَاهَدُوا كَمَا جَاهَدْنَا، وَأَنْفَقُوا مِنْ فُضُولِ أَمْوَالِهِمْ، وَلَيْسَتْ لَنَا أَمْوَالٌ. قَالَ: "أَفَلاَ أُخْبِرُكُمْ بِأَمْرٍ تُدْرِكُونَ مَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ، وَتَسْبِقُونَ مَنْ جَاءَ بَعْدَكُمْ، وَلاَ يَأْتِي أَحَدٌ بِمِثْلِ مَا جِئْتُمْ بِهِ، إِلاَّ مَنْ جَاءَ بِمِثْلِهِ، تُسَبِّحُونَ فِي دُبُرِ كُلِّ صَلاَةٍ عَشْرًا، وَتَحْمَدُونَ عَشْرًا، وَتُكَبِّرُونَ عَشْرًا". تَابَعَهُ عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ عَنْ سُمَىٍّ، وَرَوَاهُ ابْنُ عَجْلاَنَ عَنْ سُمَىٍّ وَرَجَاءِ بْنِ حَيْوَةَ. وَرَوَاهُ جَرِيرٌ عَنْ عَبْدِ الْعَزِيزِ بْنِ رُفَيْعٍ، عَنْ أَبِي صَالِحٍ، عَنْ أَبِي الدَّرْدَاءِ. وَرَوَاهُ سُهَيْلٌ عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6329