Sahihu i Buhariut — Hadithi 6348

Lutjet · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi dhe Urve ibn Zubejri, në prani të disa dijetarëve, se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ishte i shëndoshë, thoshte: “Asnjë pejgamber nuk ka vdekur pa e parë vendin e vet në Xhenet, pastaj i mundësohej zgjedhja (për të jetuar ose për të vdekur) .” E, kur u sëmur dhe, teksa kokën e kishte në prehrin tim, u alivanos. Pasi u kthjell , nguliti shikimin drejt tavanit të shtëpisë dhe tha: “O Allah! Në shoqërinë e lartë!” Atëherë thashë: “Nuk do të na zgjedhë ne”, - dhe kuptova se ky ishte rrëfimi që na e rrëfeu kur ishte i shëndoshë. Fjala e fundit që e foli ishte: “O Allah! Në shoqërinë e lartë!”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ عُفَيْرٍ قَالَ: حَدَّثَنِي اللَّيْثُ قَالَ: حَدَّثَنِي عُقَيْلٌ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ: أَخْبَرَنِي سَعِيدُ بْنُ الْمُسَيَّبِ وَعُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ، فِي رِجَالٍ مِنْ أَهْلِ الْعِلْمِ: أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ، وَهُوَ صَحِيحٌ: "لَمْ يُقْبَضْ نَبِيٌّ قَطُّ حَتَّى يَرَى مَقْعَدَهُ مِنَ الْجَنَّةِ ثُمَّ يُخَيَّرُ ". فَلَمَّا نَزَلَ بِهِ - وَرَأْسُهُ عَلَى فَخِذِي -، غُشِيَ عَلَيْهِ سَاعَةً ثُمَّ أَفَاقَ، فَأَشْخَصَ بَصَرَهُ إِلَى السَّقْفِ ثُمَّ قَالَ: "اللَّهُمَّ الرَّفِيقَ الأَعْلَى!" قُلْتُ: إِذًا لاَ يَخْتَارُنَا. وَعَلِمْتُ أَنَّهُ الْحَدِيثُ الَّذِي كَانَ يُحَدِّثُنَا وَهُوَ صَحِيحٌ. قَالَتْ: فَكَانَتْ تِلْكَ آخِرَ كَلِمَةٍ تَكَلَّمَ بِهَا: "اللَّهُمَّ الرَّفِيقَ الأَعْلَى!"

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6348