Sahihu i Buhariut — Hadithi 6355

Lutjet · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i sillnin fëmijë për të cilët ai bënte dua. Njëherë, i sollën një foshnjë mashkull, që (duke e mbajtur në prehër) i urinoi në rroba, e në atë rast Pejgamberi ﷺ kërkoi ujë dhe e spërkati vendin (e urinuar në rrobë), pa e larë atë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدَانُ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا هِشَامُ بْنُ عُرْوَةَ عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يُؤْتَى بِالصِّبْيَانِ فَيَدْعُو لَهُمْ، فَأُتِيَ بِصَبِيٍّ فَبَالَ عَلَى ثَوْبِهِ، فَدَعَا بِمَاءٍ فَأَتْبَعَهُ إِيَّاهُ، وَلَمْ يَغْسِلْهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6355