Sahihu i Buhariut — Hadithi 6373

Lutjet · Transmetuesi: Sad ibn Ebu Vekasi

Shqip

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, e ky nga Amir ibn Sadi se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “ I Dërguari i Allahut ﷺ më vizitoi në vitin e Haxhit të Lamtumirës për shkak të një sëmundjeje të rëndë që më kishte sjellë në prag të vdekjes, e në atë rast i thashë: - O i Dërguari i Allahut, siç po e sheh, më ka goditur një sëmundje e rëndë, andaj, meqë kam shumë pasuri, ndërkohë për trashëgimtare kam vetëm një vajzë, a t'i jap lëmoshë dy të tretat e pasurisë sime? - “Jo”, - tha ai. - Atëherë gjysmën? - e pyeta. - “Edhe një e treta është shumë. T'i lësh pasardhësit e tu të pasur është më mirë sesa t'i lësh nevojtarë e t'u lypin njerëzve. Për çdo lëmoshë që jep, duke kërkuar shpërblimin e Allahut, do të shpërblehesh, madje edhe për kafshatën që e vendos në gojën e bashkëshortes sate”, - tha Pejgamberi ﷺ. - A do të ngel unë (në Mekë) prapa shokëve të mi (të cilët do të kthehen në Medinë)? - i thashë. - “Edhe po qe se do të ngelesh prapa, çdo vepër të mirë të cilën do ta punosh, duke kërkuar me të shpërblimin e Allahut, do të të llogaritet shtim në gradë dhe lartësim. Mbase ti do të jetosh aq gjatë sa një pjesë e njerëzve do të përfitojë prej teje, ndërsa një pjesë tjetër (armiqtë) do të dëmtohet prej teje. O Allah! Plotësojua hixhretin shokëve të mi e mos i kthe mbrapa (nga ku kanë bërë hixhret) ! Sa i pafat qe Sad ibn Havle!” - tha Pejgamberi ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ e qante Sad ibn Havlen ngaqë pati vdekur në Mekë (atyre nuk u pëlqente të vdisnin aty pasi kishin bërë hixhret ).”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ قَالَ: أَخْبَرَنَا ابْنُ شِهَابٍ عَنْ عَامِرِ بْنِ سَعْدٍ: أَنَّ أَبَاهُ قَالَ: عَادَنِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي حَجَّةِ الْوَدَاعِ مِنْ شَكْوَى أَشْفَيْتُ مِنْهَا عَلَى الْمَوْتِ، فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، بَلَغَ بِي مَا تَرَى مِنَ الْوَجَعِ، وَأَنَا ذُو مَالٍ، وَلاَ يَرِثُنِي إِلاَّ بِنْتٌ لِي وَاحِدَةٌ، أَفَأَتَصَدَّقُ بِثُلُثَي مَالِي؟ قَالَ: "لاَ". قُلْتُ: فَبِشَطْرِهِ؟ قَالَ: "الثُّلُثُ كَثِيرٌ، إِنَّكَ أَنْ تَذَرَ وَرَثَتَكَ أَغْنِيَاءَ، خَيْرٌ مِنْ أَنْ تَذَرَهُمْ عَالَةً يَتَكَفَّفُونَ النَّاسَ، وَإِنَّكَ لَنْ تُنْفِقَ نَفَقَةً تَبْتَغِي بِهَا وَجْهَ اللَّهِ إِلاَّ أُجِرْتَ، حَتَّى مَا تَجْعَلُ فِي فِي امْرَأَتِكَ". قُلْتُ: يَا رَسُولَ الله، أُخَلَّفُ بَعْدَ أَصْحَابِي؟ قَالَ: "إِنَّكَ لَنْ تُخَلَّفَ فَتَعْمَلَ عَمَلاً تَبْتَغِي بِهِ وَجْهَ اللَّهِ، إِلاَّ ازْدَدْتَ دَرَجَةً وَرِفْعَةً، وَلَعَلَّكَ تُخَلَّفُ حَتَّى يَنْتَفِعَ بِكَ أَقْوَامٌ، وَيُضَرَّ بِكَ آخَرُونَ. اللَّهُمَّ أَمْضِ لأَصْحَابِي هِجْرَتَهُمْ، وَلاَ تَرُدَّهُمْ عَلَى أَعْقَابِهِمْ، لَكِنِ الْبَائِسُ سَعْدُ ابْنُ خَوْلَةَ". قَالَ سَعْدٌ: رَثَى لَهُ النَّبِيُّ ﷺ مِنْ أَنْ تُوُفِّيَ بِمَكَّةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6373