Sahihu i Buhariut — Hadithi 6383

Lutjet · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejd ibn Abdullahu, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ kërkoi ujë, mori abdes, pastaj i ngriti duart dhe tha: “O Allah! Fale Ubejd Ebu Amirin!” Kështu, i ngriti duart aq shumë, saqë ia pashë të bardhat e sqetullave. Pastaj tha: “O Allah! Në Ditën e Kiametit, lartësoje atë mbi shumë krijesa të Tua nga radhët e njerëzve!”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْعَلاَءِ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ عَنْ بُرَيْدِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ عَنْ أَبِي بُرْدَةَ، عَنْ أَبِي مُوسَى قَالَ: دَعَا النَّبِيُّ ﷺ بِمَاءٍ فَتَوَضَّأَ بِهِ، ثُمَّ رَفَعَ يَدَيْهِ فَقَالَ: "اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِعُبَيْدٍ أَبِي عَامِرٍ". - وَرَأَيْتُ بَيَاضَ إِبْطَيْهِ - فَقَالَ: "اللَّهُمَّ اجْعَلْهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فَوْقَ كَثِيرٍ مِنْ خَلْقِكَ مِنَ النَّاسِ!"

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6383