Sahihu i Buhariut — Hadithi 6384

Lutjet · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Othmani se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim me Pejgamberin ﷺ në një udhëtim, sa herë që ngjiteshim përpjetë, bënim tekbire. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “O ju njerëz, mos e ngrini zërin, se nuk po i luteni të shurdhrit a të largëtit. Ju po e lusni Atë që dëgjon dhe sheh.” Pastaj Pejgamberi ﷺ erdhi tek unë, teksa në vete po përsërisja: “La havle ve la kuvete ila bilah (S'ka ndryshim e as fuqi, përveçse me Allahun) ”, dhe më tha: - “O Abdullah ibn Kajs! Thuaj: “La havle ve la kuvete ila bilah”, se ajo është ndër thesaret e Xhenetit.” Ose tha: “A të të tregoj një fjalë që është thesar i Xhenetit: “La havle ve la kuvete ila bilah (S'ka ndryshim e as fuqi, përveçse me Allahun) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ، عَنْ أَبِي مُوسَى - رضى الله عنه - قَالَ: كُنَّا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِي سَفَرٍ، فَكُنَّا إِذَا عَلَوْنَا كَبَّرْنَا، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَيُّهَا النَّاسُ، ارْبَعُوا عَلَى أَنْفُسِكُمْ، فَإِنَّكُمْ لاَ تَدْعُونَ أَصَمَّ وَلاَ غَائِبًا، وَلَكِنْ تَدْعُونَ سَمِيعًا بَصِيرًا". ثُمَّ أَتَى عَلَىَّ وَأَنَا أَقُولُ فِي نَفْسِي: لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللَّهِ. فَقَالَ: "يَا عَبْدَ اللَّهِ بْنَ قَيْسٍ، قُلْ: لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللَّهِ، فَإِنَّهَا كَنْزٌ مِنْ كُنُوزِ الْجَنَّةِ". أَوْ قَالَ: "أَلاَ أَدُلُّكَ عَلَى كَلِمَةٍ هِيَ كَنْزٌ مِنْ كُنُوزِ الْجَنَّةِ؟ لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللَّهِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6384