Sahihu i Buhariut — Hadithi 6400

Lutjet · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Ibrahimi, e këtij i ka rrëfyer Ejubi, e ky nga Muhamedi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Kasimi (Pejgamberi) ﷺ ka thënë: “Ditën e premte, gjendet një kohë që, nëse muslimani i qëllon duke falur namaz (ose duke u lutur) dhe duke i kërkuar ndonjë të mirë Allahut, Ai ia jep” - dhe bëri me shenjë me dorë. Ne thamë: “Aludon se ajo kohë është e shkurtër.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: أَخْبَرَنَا أَيُّوبُ عَنْ مُحَمَّدٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ أَبُو الْقَاسِمِ ﷺ: "فِي يَوْمِ الْجُمُعَةِ سَاعَةٌ لاَ يُوَافِقُهَا مُسْلِمٌ وَهُوَ قَائِمٌ يُصَلِّي يَسْأَلُ خَيْرًا إِلاَّ أَعْطَاهُ". وَقَالَ بِيَدِهِ، قُلْنَا يُقَلِّلُهَا: يُزَهِّدُهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6400