{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6408",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6408",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6408",
  "text": "Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu ka disa melekë që enden nëpër rrugë duke i kërkuar ata që e përmendin Allahun. Kur gjejnë njerëz që e përmendin Allahun, i thërrasin njëri-tjetrit: “Ejani tek ajo që po kërkojmë.” Pastaj i rrethojnë me krahët e tyre deri në qiellin e dynjasë. Ndërkohë, Zoti i tyre i Madhëruar i pyet, edhe pse Ai e di më mirë: “Çfarë po thonë robërit e Mi?” - Të lartësojnë, të madhërojnë, të falënderojnë dhe të lavdërojnë, - thonë melekët. - A më kanë parë Mua ndonjëherë? - i pyet Allahu. - Jo, betohemi në Allahun se nuk të kanë parë, - thonë melekët. - E çfarë (do të vepronin) po të më kishin parë? - Po të të kishin parë, do të ishin adhurues edhe më të denjë, do të të lavdëronin më fort dhe do të të madhëronin më shumë , - thonë melekët. - Çfarë po kërkojnë nga Unë? - i pyet Allahu. - Po ta kërkojnë Xhenetin, - thonë melekët. - A e kanë parë atë? - i pyet Allahu. - Jo, o Zoti ynë, betohemi në Allahun se nuk e kanë parë, - thonë melekët. - E çfarë (do të vepronin) po ta kishin parë? - i pyet Allahu. - Po ta kishin parë, do të ishin edhe më të zellshëm për të, do ta kërkonin më me ngulm dhe do të lakmonin më shumë në të, - thonë ata. - E nga çfarë kërkojnë mbrojtje? - Kërkojnë mbrojtje nga Zjarri, - thonë melekët. - A e kanë parë atë? - i pyet Allahu. - Jo, o Zoti ynë, betohemi në Allahun se nuk e kanë parë, - thonë melekët. - E çfarë (do të vepronin) , po ta kishin parë? - i pyet Allahu. - Po ta kishin parë, do të iknin prej tij edhe më me ngulm dhe do të frikësoheshin prej tij edhe më shumë, - thonë ata. - Ju bëj dëshmitarë se Unë ua kam falur atyre (mëkatet) , - u thotë Allahu. Njëri prej melekëve thotë: “Por, në mesin e tyre gjendet edhe filani, i cili s'është prej tyre (në adhurim) , por ka ardhur për një punë të veten? - Ata janë njerëz që, kushdo që i shoqëron, s'do të mbetet i pafat, - thotë Allahu Fuqiplotë.” Shuëbe e transmeton nga Ameshi, porse nuk ia atribuon Pejgamberit ﷺ. Po ashtu, e ka transmetuar Suhejli nga babai i tij, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Lutjet",
    "position": 80,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/80/lutjet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6408",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ أَبِي صَالِحٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"إِنَّ لِلَّهِ مَلاَئِكَةً يَطُوفُونَ فِي الطُّرُقِ، يَلْتَمِسُونَ أَهْلَ الذِّكْرِ، فَإِذَا وَجَدُوا قَوْمًا يَذْكُرُونَ اللَّهَ تَنَادَوْا: هَلُمُّوا إِلَى حَاجَتِكُمْ. قَالَ: فَيَحُفُّونَهُمْ بِأَجْنِحَتِهِمْ إِلَى السَّمَاءِ الدُّنْيَا. قَالَ: فَيَسْأَلُهُمْ رَبُّهُمْ عَزَّ وَجَلَّ، وَهُوَ أَعْلَمُ مِنْهُمْ: مَا يَقُولُ عِبَادِي؟ قَالَ: يَقُولُونَ: يُسَبِّحُونَكَ، وَيُكَبِّرُونَكَ، وَيَحْمَدُونَكَ [وَيُمَجِّدُونَكَ]. قَالَ: فَيَقُولُ: هَلْ رَأَوْنِي؟ قَالَ: فَيَقُولُونَ: لاَ. وَاللَّهِ مَا رَأَوْكَ. قَالَ: فَيَقُولُ: وَكَيْفَ لَوْ رَأَوْنِي؟ قَالَ: يَقُولُونَ: لَوْ رَأَوْكَ كَانُوا أَشَدَّ لَكَ عِبَادَةً، وَأَشَدَّ لَكَ تَمْجِيدًا، وَأَكْثَرَ لَكَ تَسْبِيحًا. قَالَ: يَقُولُ: فَمَا يَسْأَلُونِي؟ قَالَ: يَسْأَلُونَكَ الْجَنَّةَ. قَالَ: يَقُولُ: وَهَلْ رَأَوْهَا؟ قَالَ: يَقُولُونَ: لاَ. وَاللَّهِ يَا رَبِّ مَا رَأَوْهَا. قَالَ: فَيَقُولُ: فَكَيْفَ لَوْ أَنَّهُمْ رَأَوْهَا؟ قَالَ: يَقُولُونَ: لَوْ أَنَّهُمْ رَأَوْهَا كَانُوا أَشَدَّ عَلَيْهَا حِرْصًا، وَأَشَدَّ لَهَا طَلَبًا، وَأَعْظَمَ فِيهَا رَغْبَةً. قَالَ: فَمِمَّ يَتَعَوَّذُونَ؟ قَالَ: يَقُولُونَ: مِنَ النَّارِ. قَالَ: يَقُولُ: وَهَلْ رَأَوْهَا؟ قَالَ: يَقُولُونَ: لاَ. وَاللَّهِ يَا رَبِّ مَا رَأَوْهَا. قَالَ: يَقُولُ: فَكَيْفَ لَوْ رَأَوْهَا؟ قَالَ: يَقُولُونَ: لَوْ رَأَوْهَا كَانُوا أَشَدَّ مِنْهَا فِرَارًا، وَأَشَدَّ لَهَا مَخَافَةً. قَالَ: فَيَقُولُ: فَأُشْهِدُكُمْ أَنِّي قَدْ غَفَرْتُ لَهُمْ. قَالَ: يَقُولُ مَلَكٌ مِنَ الْمَلاَئِكَةِ: فِيهِمْ فُلاَنٌ لَيْسَ مِنْهُمْ إِنَّمَا جَاءَ لِحَاجَةٍ. قَالَ: هُمُ الْجُلَسَاءُ، لاَ يَشْقَى جَلِيسُهُمْ\". رَوَاهُ شُعْبَةُ عَنِ الأَعْمَشِ، وَلَمْ يَرْفَعْهُ. وَرَوَاهُ سُهَيْلٌ عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.",
    "albanian": "Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu ka disa melekë që enden nëpër rrugë duke i kërkuar ata që e përmendin Allahun. Kur gjejnë njerëz që e përmendin Allahun, i thërrasin njëri-tjetrit: “Ejani tek ajo që po kërkojmë.” Pastaj i rrethojnë me krahët e tyre deri në qiellin e dynjasë. Ndërkohë, Zoti i tyre i Madhëruar i pyet, edhe pse Ai e di më mirë: “Çfarë po thonë robërit e Mi?” - Të lartësojnë, të madhërojnë, të falënderojnë dhe të lavdërojnë, - thonë melekët. - A më kanë parë Mua ndonjëherë? - i pyet Allahu. - Jo, betohemi në Allahun se nuk të kanë parë, - thonë melekët. - E çfarë (do të vepronin) po të më kishin parë? - Po të të kishin parë, do të ishin adhurues edhe më të denjë, do të të lavdëronin më fort dhe do të të madhëronin më shumë , - thonë melekët. - Çfarë po kërkojnë nga Unë? - i pyet Allahu. - Po ta kërkojnë Xhenetin, - thonë melekët. - A e kanë parë atë? - i pyet Allahu. - Jo, o Zoti ynë, betohemi në Allahun se nuk e kanë parë, - thonë melekët. - E çfarë (do të vepronin) po ta kishin parë? - i pyet Allahu. - Po ta kishin parë, do të ishin edhe më të zellshëm për të, do ta kërkonin më me ngulm dhe do të lakmonin më shumë në të, - thonë ata. - E nga çfarë kërkojnë mbrojtje? - Kërkojnë mbrojtje nga Zjarri, - thonë melekët. - A e kanë parë atë? - i pyet Allahu. - Jo, o Zoti ynë, betohemi në Allahun se nuk e kanë parë, - thonë melekët. - E çfarë (do të vepronin) , po ta kishin parë? - i pyet Allahu. - Po ta kishin parë, do të iknin prej tij edhe më me ngulm dhe do të frikësoheshin prej tij edhe më shumë, - thonë ata. - Ju bëj dëshmitarë se Unë ua kam falur atyre (mëkatet) , - u thotë Allahu. Njëri prej melekëve thotë: “Por, në mesin e tyre gjendet edhe filani, i cili s'është prej tyre (në adhurim) , por ka ardhur për një punë të veten? - Ata janë njerëz që, kushdo që i shoqëron, s'do të mbetet i pafat, - thotë Allahu Fuqiplotë.” Shuëbe e transmeton nga Ameshi, porse nuk ia atribuon Pejgamberit ﷺ. Po ashtu, e ka transmetuar Suhejli nga babai i tij, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6408.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6408.json"
  }
}