Sahihu i Buhariut — Hadithi 6412

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullah ibn Seid ibn Ebu Hindi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ndaj dy mirësive shumica e njerëzve janë të shkujdesur: 1. Ndaj shëndetit dhe 2. Kohës së lirë.” Abas Anberiu ka thënë: “Na ka treguar Safvan ibn Isa nga Abdullah ibn Seid ibn Ebu Hindi, e ky nga babai i tij se ka thënë: “E kam dëgjuar Ibn Abasin, i cili transmeton nga Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْمَكِّيُّ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ سَعِيدٍ - هُوَ ابْنُ أَبِي هِنْدٍ - عَنْ أَبِيهِ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "نِعْمَتَانِ مَغْبُونٌ فِيهِمَا كَثِيرٌ مِنَ النَّاسِ: ١. الصِّحَّةُ، ٢. وَالْفَرَاغُ". قَالَ عَبَّاسٌ الْعَنْبَرِيُّ: حَدَّثَنَا صَفْوَانُ بْنُ عِيسَى، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ سَعِيدِ بْنِ أَبِي هِنْدٍ، عَنْ أَبِيهِ: سَمِعْتُ ابْنَ عَبَّاسٍ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ مِثْلَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6412