Sahihu i Buhariut — Hadithi 6419

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Abduselam ibn Mutahiri më ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Aliu, e ky nga Mean ibn Muhamed Gifariu, e ky nga Seid ibn Ebu Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu nuk i ka lënë vend për arsyetim njeriut që i ka dhënë jetë deri në moshën gjashtëdhjetëvjeçare.” Transmetimin e Mean ibn Muhamed Gifariut e fuqizon Ebu Hazimi dhe Ibn Axhlani nga Makburi.

Arabisht

حَدَّثَنِي عَبْدُ السَّلاَمِ بْنُ مُطَهَّرٍ: حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ عَلِيٍّ، عَنْ مَعْنِ بْنِ مُحَمَّدٍ الْغِفَارِيِّ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ أَبِي سَعِيدٍ الْمَقْبُرِيِّ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: "أَعْذَرَ اللَّهُ إِلَى امْرِئٍ أَخَّرَ أَجَلَهُ حَتَّى بَلَّغَهُ سِتِّينَ سَنَةً". تَابَعَهُ أَبُو حَازِمٍ وَابْنُ عَجْلاَنَ عَنِ الْمَقْبُرِيِّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6419