{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6427",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6427",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6427",
  "text": "Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Gjëja prej së cilës kam frikë më së shumti për ju është fakti se Allahu do t'jua hapë begatitë e Tokës.” Dikush pyeti: - Çka janë begatitë e Tokës? - “Bukuritë e dynjasë”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. - A ka mundësi që prej së mirës të vijë e keqja? - pyeti ai. Pejgamberi ﷺ heshti, derisa e kuptuam se po i zbret shpallja. Më pas, e fshiu fytyrën e djersitur dhe tha: - “Ku është pyetësi ? - Ja tek jam, - tha pyetësi. Ebu Seidi shton: “Ne e lavdëruam atë për paraqitjen e tij.” - “Prej së mirës gjithmonë vjen e mira. Pasuria është e hijshme (e bukur për sy) dhe e ëmbël. Gjelbërimi i pranverës e mbyt kafshën duke e fryrë ose e sjell në prag të ngordhjes, përveç asaj që është mësuar me bar të njomë (atë nuk e dëmton) , (e cila ha) derisa t'i mbushen brinjët, kthehet nga dielli (merr rreze) , përtypet, bajgos e urinon, dhe prapë kullot. Pasuria është e ëmbël. Për atë që e fiton me të drejtë dhe e harxhon me të drejtë, sa ndihmë e mirë që është ajo! Ndërkaq, ai që fiton pasuri padrejtësisht është sikurse ai që ha e nuk ngopet”, - tha Pejgamberi ﷺ.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Qetësimi i zemrës",
    "position": 81,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/81/qetesimi-i-zemres"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6427",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Seid Hudriu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ زَيْدِ بْنِ أَسْلَمَ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"إِنَّ أَكْثَرَ مَا أَخَافُ عَلَيْكُمْ، مَا يُخْرِجُ اللَّهُ لَكُمْ مِنْ بَرَكَاتِ الأَرْضِ\". قِيلَ: وَمَا بَرَكَاتُ الأَرْضِ؟ قَالَ: \"زَهْرَةُ الدُّنْيَا\". فَقَالَ لَهُ رَجُلٌ: هَلْ يَأْتِي الْخَيْرُ بِالشَّرِّ؟ فَصَمَتَ النَّبِيُّ ﷺ حَتَّى ظَنَنَّا أَنَّهُ يُنْزَلُ عَلَيْهِ، ثُمَّ جَعَلَ يَمْسَحُ عَنْ جَبِينِهِ فَقَالَ: \"أَيْنَ السَّائِلُ؟\" قَالَ: أَنَا. قَالَ أَبُو سَعِيدٍ: لَقَدْ حَمِدْنَاهُ حِينَ طَلَعَ ذَلِكَ. قَالَ: \"لاَ يَأْتِي الْخَيْرُ إِلاَّ بِالْخَيْرِ، إِنَّ هَذَا الْمَالَ خَضِرَةٌ حُلْوَةٌ، وَإِنَّ كُلَّ مَا أَنْبَتَ الرَّبِيعُ يَقْتُلُ حَبَطًا أَوْ يُلِمُّ، إِلاَّ آكِلَةَ الْخَضِرَةِ، أَكَلَتْ حَتَّى إِذَا امْتَدَّتْ خَاصِرَتَاهَا اسْتَقْبَلَتِ الشَّمْسَ، فَاجْتَرَّتْ وَثَلَطَتْ وَبَالَتْ، ثُمَّ عَادَتْ فَأَكَلَتْ، وَإِنَّ هَذَا الْمَالَ حُلْوَةٌ، مَنْ أَخَذَهُ بِحَقِّهِ وَوَضَعَهُ فِي حَقِّهِ، فَنِعْمَ الْمَعُونَةُ هُوَ، وَمَنْ أَخَذَهُ بِغَيْرِ حَقِّهِ، كَانَ الَّذِي يَأْكُلُ وَلاَ يَشْبَعُ\".",
    "albanian": "Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Gjëja prej së cilës kam frikë më së shumti për ju është fakti se Allahu do t'jua hapë begatitë e Tokës.” Dikush pyeti: - Çka janë begatitë e Tokës? - “Bukuritë e dynjasë”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. - A ka mundësi që prej së mirës të vijë e keqja? - pyeti ai. Pejgamberi ﷺ heshti, derisa e kuptuam se po i zbret shpallja. Më pas, e fshiu fytyrën e djersitur dhe tha: - “Ku është pyetësi ? - Ja tek jam, - tha pyetësi. Ebu Seidi shton: “Ne e lavdëruam atë për paraqitjen e tij.” - “Prej së mirës gjithmonë vjen e mira. Pasuria është e hijshme (e bukur për sy) dhe e ëmbël. Gjelbërimi i pranverës e mbyt kafshën duke e fryrë ose e sjell në prag të ngordhjes, përveç asaj që është mësuar me bar të njomë (atë nuk e dëmton) , (e cila ha) derisa t'i mbushen brinjët, kthehet nga dielli (merr rreze) , përtypet, bajgos e urinon, dhe prapë kullot. Pasuria është e ëmbël. Për atë që e fiton me të drejtë dhe e harxhon me të drejtë, sa ndihmë e mirë që është ajo! Ndërkaq, ai që fiton pasuri padrejtësisht është sikurse ai që ha e nuk ngopet”, - tha Pejgamberi ﷺ.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6427.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6427.json"
  }
}