Sahihu i Buhariut — Hadithi 6436

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ebu Asimi transmeton nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur i biri i Ademit të kishte dy lugina me pasuri, do ta kërkonte edhe të tretën, kështu që barkun e tij s'mund ta ngopë asgjë tjetër pos dheut, por Allahu e fal atë që pendohet.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ، عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ، عَنْ عَطَاءٍ قَالَ: سَمِعْتُ ابْنَ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - يَقُولُ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "لَوْ كَانَ لاِبْنِ آدَمَ وَادِيَانِ مِنْ مَالٍ لاَبْتَغَى ثَالِثًا، وَلاَ يَمْلأُ جَوْفَ ابْنِ آدَمَ إِلاَّ التُّرَابُ، وَيَتُوبُ اللَّهُ عَلَى مَنْ تَابَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6436